Juventusi ka rikthyer në shtëpi sulmuesin Moize Ken. Klubi bardhezi ka gjetur zëvendësuesin e Kristiano Ronaldos, i cili u transferua tek skuadra e Mançester Junajtid.
Lajmin e ka bërë publike vetë klubi bardhezi, teksa sqaron se 21-vjeçari vjen me formulën e huazimit 2-vjeçar, me të drejtën e blerjes nga Evertoni.
Italiani rikthehet sërish tek “Zonja e Vjetër”, aty ku hodhi hapat e parë dhe u rrit si futbollist profesionist.
✍️ UFFICIALE | Moise Kean è di nuovo bianconero! ⚪⚫#WelcomeBackMoise
— JuventusFC (@juventusfc) August 31, 2021