Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Do marrim 100 mandate”/ Mungon në Jalë, ç’po ndodh me Kryemadhin?

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do marrim 100 mandate”/ Mungon në Jalë, ç’po ndodh me Kryemadhin?

Sikundër e do tradita, të rinjtë e LRI janë mbledhur sërish në Jalë. Por në krahasim me vitet e shkuara, Monika Kryemadhi nuk ka qenë e pranishme. Kryetarja e LSI-së, gjatë muajve të fundit ka qenë pak aktive në rrjetet sociale.

Pavarësisht humbjes së thellë më 25 prill, LSI ka mbledhur edhe këtë vit në një kamping në Jalë të rinjtë mbështetës të kësaj partie, ku të pranishëm ishin Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho e Floida Kërpaci.

Kryemadhi ka transmetuar LIVE në Facebook organizimin, por pa sqaruar arsyet se pse mungonte në këtë aktivitet. Prej kohësh, Kryemadhi nuk është shfaqur në publik. Mungesa e saj në këtë kamping, shton edhe më shumë pikëpyetjet për pozicionin në këtë parti, dhe nëse do të vijojë ta udhëheqë sërish atë edhe pas disfatës së 25 prillit.


13 tetor 2020/ Kryemadhi: Do të marrim 100 mandate

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa ka qenë ftuar në studion e “ABC News”, foli për 25 prillin dhe qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ne sot jemi forcë e dytë e kampit opozitar. Unë garoj për të fituar gjithmonë, nëse fitoj apo jo atë e vendosin qytetarët. Nuk e kam parë veten si forcë e dytë apo e parë”, u shpreh Kryemadhi. Për Kryemadhin, opozita e bashkuar merr 100 mandate me Kodin e ri zgjedhor.

22 prill 2021/ Zhgënjimi i qytetarëve nga premtimet e Kryemadhit

Në 22 prill 2021, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi shrehu bindjen se do të marrin më shumë se 11 mandate.

Kryemadhi tha se do të shkatërrojnë Rilindjen. Kryetarja e LSI e cilësoi 25 prillin si referendum që do të sjellë fundin e tranzicionit të gjatë.

“25 prilli do të jetë referendumi i mbarë popullor, për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund këtij tranzicioni. Prandaj vota juaj ka rëndësi për të shkuar për numrin 6. 25 prilli do t’ju kthejë qytetarëve shqiptarë sovranitetin e tyre. Vetëm vota e shqiptarëve është ajo që bën ndryshimin.

Qeveritë dhe qeveritarët janë kalimtarë, me 25 prill do t’i jepni fund përdorimit të pushtetit nga individët. Vetëm vota juaj është pushteti më i fortë”, ka thënë ajo.

“Më shumë se 11 mandate në Tiranë, sepse besoj tek ekipi i mrekullueshëm i LSI. Besoj te puna juaj e përditshme. Në 25 prill do të shkatërrojmë Rilindjen, sektin anti-kombëtar”.

25 prill 2021/Kryemadhi: Opozita e bashkuar fiton 85 deri në 90 mandate, LSI merr 28-30

Kryemadhi bëri projeksionin e saj të fitores, pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI, sipas saj, ka 28 deri në 30 mandate.

LSI mori 4 mandate

Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit, pasi në 25 prill mori vetëm 4 mandate. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përkthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI ka marrë vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.82 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve.

TIRANA TODAY

Tags: JalekampingMonika KryemadhiZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE
Politikë

Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

17:51 | 14/02/2026
Next Post

Kina kritikon SHBA-në për tërheqjen nga Afganistani

Luana Vjollca largohet nga “Top Channel”

BE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

by mirseda
19:20 | 14/02/2026
0

Qarkullimi i automjeteve në aksin nga Tuneli i Krrabës drejt Librazhd është rënduar ndjeshëm këtë të shtunë,...

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Zelensky: Helm apo raketa nga Rusia — cili është ndryshimi?

Zelensky: Helm apo raketa nga Rusia — cili është ndryshimi?

18:15 | 14/02/2026
Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

Spiropali takon Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për zgjerimin e BE

17:51 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com