Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?

4 vjet ago
in Të Gjitha
Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?

Nga: Mentor Kikia

Sezoni i ri politik mund të jetë më interesanti i periudhës postkomuniste. SHBA janë në një aksion të hapur për ta nxjerrë Sali Berishën jashtë skenës politike. Qëndrimet e Ambasadës së SHBA ndaj Berishës janë aq flagrante, sa ç’ishin edhe tri dekada më parë, kur ambasadori Rajerson dilte në mitingje përkrah tij, duke e shtyrë drejt pushtetit.

Gjatë tri dekadave, Berisha ka luajtur një politikë me shumë ulje-ngritje në marrëdhëniet me SHBA, por gjithmonë ai ka dalë jo thjeshtë i fituar, por i përfituar. Si politikan, ai ka qenë më i llastuari i Uashingtonit, për shkak të rrethanave historike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, por mbi të gjitha rajoni.

Megjithatë, Berisha tashmë e shikon veten në ring. I plakur, i lodhur, por me vullnet. Atij i duhet të ndeshet, pasi refuzon të dorëzohet.

Por, përse SHBA kërkon ta nxjerrë Berishën jashtë parlamentit dhe politikës?

A është ai një anti-amerikan? Padyshim që jo. Sepse në Shqipëri mund të ketë politikanë anti-shqiptarë, por kurrësesi jo anti-amerikanë. Vetë Berisha e ka varur pushkën e rezistencës në gozhdën e Xhorxh Soros, filantropit që thuhet se mbështet politika të “ribërjes” së Ballkanit të trazuar ndër shekuj. Mërrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë që në kohën kur Berisha ishte president dhe kërkonte dëbimin e zyrës së fondacionit nga Shqipëria. Por, a mundet që Soros jetë kaq inatçor sa të lobojë tani në Departamentin e Shtetit për tu hakmarrë ndaj Berishës, kur ai s’ka më asgjë në dorë?

Berisha thotë se po e sulmojnë sepse ai po mbron interesat shqiptare kundër idesë së Sorosit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Por a mundet Berisha ta pengojë një plan kaq të madh, nëse ai do të marrë vizën e Uashingtonit dhe kancelarive të tjera?

Ambasadorja Kim, thotë se “Ne nuk tërhiqemi nga lufta jonë kundër korrupsionit”. Pra, Berisha, zyrtarisht, sulmohet si një politikan i korruptuar. Për këtë edhe u shpall i padëshiruar në SHBA. Ai është i vetmi politikan, ende aktiv, në Europën Lindore, që erdhën në pushtet nga revolucionet antikomuniste.

Kritikët e tij thonë se ai nuk tërhiqet, sepse e mban angazhimin si mburojë kundër ndonjë ndërhyrjeje të drejtësisë ndaj tij, apo familjes së tij. Deri tani SPAK nuk ka bërë lëvizje zyrtare për ndonjë hetim ndaj pasurive të familjes së ish kryeministrit, edhe pse indicie ka. Por, në një rast të mundëshëm, me siguri që Berisha do ta tërheqë PD-në në një luftë për mbrojtjen e vetes dhe familjes, dhe kjo do ta fuste politikën në një vorbull të re krize e konfliktesh.

Paralelisht me luftën ndaj Berishës, ambasada e SHBA duket sikur mbylli njërin sy përballë problemeve reale me zgjedhjet. Kjo të bën të mendosh se opozita e ka tashmë Berishën një barrë mbi shpinë në rrugën e saj drejt pushtetit. Në një PD në pushtet, Berisha padyshim nuk do të jetë pjesë e tij, por klani i tij ekonomik padyshim që po.

Për këtë arsye, PD është tashmë në udhëkryqin e saj historik: Për të udhëtuar drejt pushtetit, ajo duhet të shkarkojë tani nga treni, pikërisht mashinistin e parë.

 

Tags: Berishamentor kikiaSHBA

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Messi: Për Barcelonën ula pagën në 50%, duhet të mendoj për karrierën time

Messi: Për Barcelonën ula pagën në 50%, duhet të mendoj për karrierën time

E shkuara e errët e 50-vjeçarit/ 3 vite më parë i vunë trit*l në banesë

E shkuara e errët e 50-vjeçarit/ 3 vite më parë i vunë trit*l në banesë

Media prestigjioze spanjolle e bën fakt të kryer transferimin e Messit te PSG

Media prestigjioze spanjolle e bën fakt të kryer transferimin e Messit te PSG







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com