E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

E shkuara e errët e 50-vjeçarit/ 3 vite më parë i vunë trit*l në banesë

Burrë e grua janë plagosur me armë zjarri, nga një person i pa identifikuar në Kamëz. Ngjarja u shënua në rrugën “Kosova”, ndërsa ky është atentati i dytë ndaj tyre. Të plagosurit janë Preng Paluca rreth të 50-ave dhe gruaja e tij, Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Atentati i dytë ndaj tyre, tre vite më parë i vunë tritol në banesë

Tre vjet më parë, një sasi tritoli është vendosur në banesën e çiftit në Kamëz, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ata u plagosën nga një person i paidentifikuar.

Çifti u dërgua në spital, dhe sipas burimeve, mësohet se bashkëshortja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Preng Paluca është në gjendje të rëndë.

Hetimet: Konfliktet e vjetra

Hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj çiftit mbrëmjen e djeshme, janë drejtuar në të shkuarën e 50-vjeçarit dhe të konflikteve të vjetra që mund te ketë pasur.

Ngjarja ndodhi shumë pranë banesës së çiftit Paluca, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që autori ende i paidentifikuar, të jetë ndihmuar nga një person tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...