Një skaf me 6 persona në bord ka rrezikuar sot mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.
Mjeti lundrues tip skaf me të cilin po udhëtonin gjashtë turistët kishte pësuar defekt, duke u bllokuar në shpellë. Fatmirësisht, pas alarmit SOS, roja bregdetare ndërhyri duke i shpëtuar.
Me ndërhyrjen e policisë kufitare dhe rojes bregdetare, është bërë i mundur shpëtimi i tyre dhe shoqërimi deri në breg.