Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Apoteoza e Berishës si fund dhe fillimi i pushtetit të Bashës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga Ben Andoni

Për shumëkush që priste ndryshime nga Kuvendi i Partisë Demokratike, kryetari i ri dhe i vjetër Basha nuk i ka zhgënjyer. Ai ka bërë pikërisht atë që priste pjesa më e madhe prej tij, që të mos ndryshonin. Vetëm se apoteoza e bazës pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për Sali Berishën, si fund i pushtetit fizik, mendor, ideor e këshillimtar tashmë është institucionalizuar. Për fat të mirë, Berisha këtë fund e ka pritur me shumë sportivitet, kurse apoteoza ka mjaftuar t’i kënaqë egon, që në javët, muajt e vitet e fundit është lënduar pamasë nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha.

Prej tre zgjedhjesh nuk i jep mundësi qeverisje PD-së, kurse tashmë me një dorë shumë më të kontrolluar i ka marrë dhe partinë. Të paktit ata, që e kanë kuptuar të gjithë këtë maskaradë dhe panevojësi, janë munduar nga foltorja t’i trandin demokratët por ishte e kotë. Salla ishte fiksuar pas kultit të Bashës, që tashmë është në udhën për ta eklipsuar krejt edhe me humbjen e radhës Berishën. Veçse spontaniteti i bazës nuk mund t’i shpëtonte elementi i thjeshtë që Berisha i ka përcjellë në fitore dhe në kamje shumë syresh. E këtë Basha jo vetëm nuk e ka arritur deri më tani, por më keq akoma e ka projektuar në të ardhmen me vetë shpurën e tij, që i ke kudo. Hakmarrja ka gjasa t’i jepet e ftohtë edhe Berishës duke e shmangur nga PD-ja. Por për këtë na duhen edhe pak ditë për ta qartësuar.

Apoteoza e Berishës ishte e trishtë për publikun sepse u bë në udhëkryqin e tij më të madh, ku i duhet të përballet me kauza juridike, që i tejkalojnë mundësitë e tij, por edhe për faktin se ai edhe si model nuk mund t’i ndihë më njerëzit e PD, përveç faktit që mori një vlerësim post-kohë për kontributin e tij.

Në të gjithë këtë hulli, tashmë u ngjit nga Kongreset dhe de facto ‘ylli’ i ri i PD-së, Lulzim Basha. Ai u mbylli gojën të gjithë kundërshtarëve të tij, kur duke zhvilluar sipas një mënyre të tij, një nga sentencat e Biblës, u tregoi se nuk do t’u kthente më faqen. Me pak fjalë:  MJAFT! Jam unë tani! Një shkundje e vërtetë dhe e duhur për kundërshtarët e tij që besojnë se do vazhdojnë luftën brenda PD-së dhe nën kulmin, ku Basha do jetë i vetmi. Dhe, nuk mbaroi këtu: Në analizë iu kundërvu dhe të vjetërve të PD-së me anë të njerëzve të tij për t’u treguar se ai është vetë Partia, Berisha është kujtimi, e të gjithë ata bashkë thjesht soditësit.

Në një shfaqje tip-Rama, kryetari Basha zbriti i përcjellë me zërin njoftues se tani po fliste kryetari, që me ceremonialitetin e tepruar harroi t’u kumtonte idetë dhe mënyrën sesi do të fitonte pas vjedhjes, anipse krejt i pavend me ndjekësit e tij politikë. Nuk u tha të vërtetën: Se PD është domeni i tij. Megjithatë edhe kjo është e tepërt. Në fund, masa e PD-së i shkonte kjo pasi e duartrokiti paq dhe me sa duket dhe e gjithë shfaqja, që kujtesën e dikurit e përmblodhi me nderimin ndaj Berishës, i cili tash doli nga historia aktive për t’i lënë vend hyrjes pompoze por pa thelb ne histori të kryetarit Basha. I ricikluar duke humbur!!! Koha mbase do të tregojë më shumë, por po na jep shenjat sesi një forcë tjetër politike shqiptare po bjerret frikshëm para syve të të gjithëve.

Tags: ben andonilulzim bashaopinionsali berisha

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Reali pendohet që nuk e mori, ja prapaskenat për Haland

Media spanjolle: Juventusi ka dorëzuar ofertë për Haalandin

Nëse Covid-19 është një virus sezonal, pse po përhapet gjatë verës?

SHBA/ U dënua padrejtësisht për vrasjen e një çifti, lirohet pas 20 vitesh

SHBA/ U dënua padrejtësisht për vrasjen e një çifti, lirohet pas 20 vitesh







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,
Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

by mirseda
11:23 | 22/11/2025
0

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është...

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

10:44 | 22/11/2025
Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

09:36 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com