Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha, “qëndrestari” që u bë negociator

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Nga Enton Abilekaj

Jo se sytë janë nga Partia Demokratike. Zhvillimet në PD ndiqen për zakonin e drejtimit të kokës nga opozita kur Qeveria i heq të gjitha limitet e abuzimit. Kur e katandis premtimin e “Portit më të madh të turizmit të Mesdheut me 2 miliardë dollarë investim” në një aferë hajdutësh ordinerë të regjistruar në ishujt Cayman, kur plehrat pushtojnë qytetet në mes të sezonit turistik, kur Kryeministri pasi dështon me BE për herë të 7 radhazi, u thotë “vafshi në djall”, kur mbledh ministrat dhe u thotë në sy të të gjithëve se nuk dinë të vjedhin prandaj do kapen dhe pastaj mbledhjen e Qeverisë për të falur tokë në buzë të detit e drejton zv.Kryeministri.

Në këto raste, pasi mediat e pakapura që janë pak dhe rrjetet sociale të mbipopulluara me opozitarë që nuk gjejnë përfaqësim, kthehet koka edhe nga ajo që është opozita zyrtare vetëm se kështu e ndau 25 prilli i thyer.

Në këtë orgji publike ku ligjet dhe asetet kombëtare kanë zëvendësuar eskortat e të gjitha gjinive, për të kënaqur pushtetarët dhe ortakët e tyre, opozita është vetëm një “voyer” (vëzhgues) që ç’i sheh syri ia bën dora.

Me njërin sy sheh nga vrima e çelësit, me tjetrin vazhdon të ëndërrojë që një ditë të jetë pjesë e gostisë së shthurur dhe, kur e kapin në mes të aktit, justifikohet me një denoncim banal.

Kështu po vetë-asgjësohet Partia Demokratike, si një forcë që, pasi pa t’i merreshin zgjedhjet, zgjodhi me nxitim të njëjtin kryetar që i “hëngrën qurrat pulat” dhe pastaj deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Në vend që të drejtonte një betejë për demokracinë, në vend që të përballej me ata që i garantuan zgjedhje të lira me Edi Ramën, u turr të konsolidojë pozicionin e negociatorit të vetëm për pazare me maxhorancën.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe ai raport i turpshëm që qarkullon nëpër PD, që, në vend të fakteve konkrete, mblodhi artikuj, deklarata dhe thashetheme, për të nxjerrë një dokument që ka shumë më pak vlerë se arkat pas-zgjedhore që i shërbyen KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor për tu argëtuar pa ardhur vera akoma dhe Lulzim Bashës për të luftuar konkurrentët në garën e ngjashme me 25 prillin.

Që në vend të fushatës kombëtare dhe ndërkombëtare të denoncimit, ka instaluar një foltore me qera, për të larë gojën me ata që ende e kthejnë kokën me shpresë. Deklarata që ngjajnë më shkrime të pabotuara në media, për shkak të cilësisë, folës që mezi presin të largohen nga objektivët.

Nuk mund të shpjegohen ndryshe debatet e turpshme në Kryesi, kur drejtuesit kryesorë ziheshin me njëri-tjetrin kush kishte rezultat më të dobët, ndërsa kryetari shpresonte që nga sherri të dilnin të humbur nënkryetarët. Që pas dështimit, vërtetë kryetari qëndroi, po nënkryetarët ikën, dikush e mbajti përgjegjësinë.

Nuk mund të shpjegohen ndryshe ato ndryshime statutore, që adresojnë vetëm problemin e Bashës me Bujar Nishanin, që bëjnë rizgjedhjen antistatutore të Këshillit Kombëtar, me qëllimin e largimit të ish- presidentit nga drejtimi.

Lulzim Basha, gënjeu edhe një herë në mandatin e tretë në krye të partisë; premtoi bashkim pas zgjedhjeve dhe po sjell përçarje totale në funksion të kapjes së partisë.

Partia Demokratike po tkurret, jo prej largimit të njerëzve me lugë në brez që u afruan prej erës së plaçkës së pushtetit, por prej zhgënjimit të atyre që edhe pse e panë të paaftë të mbronte vullnetin e qytetarëve, e rikonsideruan si mundësine e vetme të një qëndrese ndaj regjimit që po instalohet.

Nuk bëhet fjalë për qëndresë, nuk bëhet fjalë për rivendosje të demokracisë. Në atë seli diskutohet pushteti i negociatorit që bëhet gati të përfitojë nga bujaria e mandatit të tretë. Negociatorit që, ende pa u tharë plagët e masakrës zgjedhore, po legjitimon grabitësit. Ndoshta me një çmim “të arsyeshëm”./Dosja.al

Tags: Enton Abilekajlulzim bashaopinion

TË LIDHURA

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Next Post
Petro Koçi: SPAK të godasë trafikantët e dro*ës në Fier, ata po fitojnë tendera

Petro Koçi: SPAK të godasë trafikantët e dro*ës në Fier, ata po fitojnë tendera

VIDEO/ “Perandori” Adriano rrëfen goditjen e dënimit në Bernabeu…

VIDEO/ "Perandori" Adriano rrëfen goditjen e dënimit në Bernabeu...

Përmbytjet përfshijnë Evropën Perëndimore, 120 viktima dhe qindra të pagjetur

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid
Sport

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

by mirseda
21:30 | 17/06/2025
0

Pasi i tha lamtumirë Ancelottit, Real Madridi e priti Xabi Alonson me krahë hapur, për të filluar...

Çupi: Publiku është lodhur nga Berisha, po e zvarrit procesin zgjedhor që nga 1992

Çupi: Publiku është lodhur nga Berisha, po e zvarrit procesin zgjedhor që nga 1992

21:28 | 17/06/2025
Ylli i serialeve turke, Burak Ozçivit, në pushime në Shqipëri

Ylli i serialeve turke, Burak Ozçivit, në pushime në Shqipëri

21:17 | 17/06/2025
Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës, por Liverpool nuk bie nga pretendimet

Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës, por Liverpool nuk bie nga pretendimet

21:12 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com