E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Petro Koçi: SPAK të godasë trafikantët e dro*ës në Fier, ata po fitojnë tendera

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), që të shtrijë opracionet e saj edhe në Fier, pasi sipas tij, në këtë qytet, trafikantë të dorgës po përfitojnë tendera publikë.

Deklarata e Koçit u bë ditën e sotme në një intervistë për Report Tv. Koçi u shpreh se fitimi i tenderave publikë nga trafikantët e drogës, realizohet nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, apo nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar.

Ndër të tjera, Koçi tha se ata janë fuqizuar duke pastruar paratë e pista sidomos në sektorin e ndërtimit, teksa shtoi se organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që Fieri t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.

Petro Koçi: ”Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar. Janë fenomene shoqërore dhe politike që duhen denoncuar dhe duhen nxitur që këto fenomene të përkulen dhe mundësisht që të eleminohen fare. Ky është denoncim publik për fenomenin, s’po gjykoj Fierin, po flas për botën e krimit atje dhe Fieri ka botë krimi dhe kjo nuk varet nga unë. Nuk është se ka ndodhur një ngjarje konkrete tani dhe ndodhi hataja, ka një fenomen”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...