Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-kryebashkiaku ishte në zyrë me prokurorin e rëndësishëm, SPAK-u e fshehu

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-kryebashkiaku ishte në zyrë me prokurorin e rëndësishëm, SPAK-u e fshehu

Fakte të reja kanë dalë në dritë sa i takon çështjes së ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Gazetari Elton Qyno ka nxjerrë një detaj me mjaft peshë, që nga ana e drejtësisë ende nuk është zbardhur. Në momentin kur kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është vënë në pranga, ka qenë në shoqërinë e një prokurori të njohur dhe të rëndësishëm.

Gazetari pretendon se SPAK-u e ka fshehur si ngjarje. Ai shprehet më tej me anë të një statusi në Facebook se në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit.

Sipas informacioneve që ai disponon, prokurori nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qenë për punë personale.

Me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK-u për “shpërdorim detyre” ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg, duke pranuar kërkesën e SPAK-ut që e akuzon atë për “shpërdorim detyre”. Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin 240 milion lekë, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Statusi

“Firma 2K” brenda në

1 zyrë të bashkisë

Lushnjë dhe SPAK-u

që mbylli sy e gojë

Nga Elton Qyno

Aksioni i kryer javën e kaluar në qytetin e Lushnjës, ku SPAK-u vuri përpara, zyrtarë të komisioneve të tenderave, dy biznesmenë dhe një kryetar Bashkie si Fatos Tushe, ka kapur dhe një detaj domethënës.

Ky detaj domethënës si çdo herë, nuk është bërë publik nga ana e SPAK-ut, se ashtu i intereson, duke e përdorur me vonë sipas situatës ose duke mos e përdorur fare në vazhdim. Por e mban në atë koshin e dosjeve të tij.

Ashtu si çështja e Rovena Vodës, që fakti ishte dokumentuar në muajin shkurt 2020, SPAK-u ndërhyn dhe bën goditjen, pikërisht në muajin korrik 2021. Thuajse 1 vite e gjysëm pas kryerjes së veprës penale.

Tani se kush e ka penguar SPAK-un të ndërhynte dhe ndalonte këto tre gratë, një zot e di. Por me sa duket prokurorët e SPAK, kanë pritur kohën e mjaftueshme që zv/ministria e Brendshme, të hajë të gjithë arkën me peshk të egër, që ia mori biznesmenes së peshkimit Florida Beu, dhe më pas kanë vepruar, duke i izoluar në “arrest shtëpie”.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në aksionin e Lushnjës. Gjatë kontrollit të oficerëve të policisë, është gjetur në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, dhe një person tjetër.

Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjës, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë.

Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie.

Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dali asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë.

Por sot është si zamet të rruash informacionin. Edhe pse SPAK-u ka nja dy vjet që ka mbyllur dyer e dritare për qytetarët dhe gazetarët, sërisht ka shumë vrima. Është si “kullonjëse makaronash” që ka rrjedhje të madhe informacioni.

Kjo për faktin se zyrtarët e arrestuar së fundmi dhe ata zyrtarë që do arrestohen në vijim, e dinë 3 apo 4 muaj para që do ndalohen. Ashtu siç e dinte dhe Rovena Voda, ashtu siç e dinte Edlira Naqellari dhe zyrtarët e bashkisë së Lushnjës.

Tags: abuzim me tenderafatos tusheSPAK

TË LIDHURA

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga
Aktualitet

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën

22:34 | 10/06/2025
Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

22:06 | 10/06/2025
Next Post

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 15 korrik 2021

“Dritë iu bëftë edhe asaj”, zbardhen të tjera përgjime për ish-zv/ministren

"Dritë iu bëftë edhe asaj", zbardhen të tjera përgjime për ish-zv/ministren

Berisha ”non grata”/ Zekthi: Ja pse vendimi është i padrejtë

Dy drejtimet e domosdoshme nga duhet të kalojë ndryshimi në PD

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com