Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Thirrja urgjente nga BE: Kryetari i AMA-s të mos zgjidhet sot, por në shtator

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thirrja urgjente nga BE: Kryetari i AMA-s të mos zgjidhet sot, por në shtator

Delegacioni i BE-së në Tiranë kërkon nga mazhoranca që të mos votojë sot në Kuvend emrin e ri që do të zgjidhet në krye të AMA-s. Në një reagim të gjatë të delegacionit të BE-së, thuhet se kreu i ri i AMA-s të zgjidhet në muajin shtator, kur të jetë ngritur edhe parlamenti i ri.

Pak orë para votimit për kreun e AMA-s në Kuvend, delegacioni i BE-së në Shqipëri apelon ndaj ligjvënësve ta shtyjnë këtë procedurë, bashkë me emërimin e anëtarëve të bordit të këtij autoriteti në muajin shtator, nisur nga akuzat e opozitës se mazhoranca po tenton ta kapë këtë institucion. Në garë për kreun e AMA-s janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave të opozitës se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.

“Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature.

Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, thuhet në deklaratë.

Sa i takon zgjedhjet së kreut të ri të AMA-s nga mazhoranca, dje reagoi deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se qeveria dhe kryeministri Edi Rama duhet që të tërhiqen nga vendimi për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s. Sipas saj, ky është një vendim me anë të të cilit qeveria zyrtarizon zëdhënësen e Partisë Socialiste, dhe se në këtë mënyrë qeveria do të kapë këtë institucion.

Kjo është mbledhja e fundit që do të zhvillojë Kuvendi, ndërsa në rend të ditës janë një sërë vendimesh që do të shqyrtohen. Ndër ato që do të miratohen janë, projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve zëvendësues për pozicionet: Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si edhe Komisioner Publik”, po ashtu edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Tags: AMAberama

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 7 korrik 2021

Kadri Veseli merr lajmin e hidhur në Hagë, humb njeriun e tij të shtrenjtë

Kadri Veseli merr lajmin e hidhur në Hagë, humb njeriun e tij të shtrenjtë

Rrethimi i ri i zgjedhjeve nga Edi Rama

Rrethimi i ri i zgjedhjeve nga Edi Rama







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com