Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Riciklimi akullores nga tregtarët, rrezik serioz për helmim

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Emisioni Fiks Fare solli fakte nga mënyra sesi tregtarët abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë.

Kamera e Fiks fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë ç’ka konsumohet nga qytetarët. Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete. Po si ruhet ajo nga tregtarët?

Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet, pasi është e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja , nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t’u hedhur sërisht në treg. Në bisedat me shitësit e akullores kuptohet se tregtarët në Tiranë e mbajnë akulloren për një kohë tepër të gjatë në vitrinë, edhe pse baza e saj përbëhet nga qumështi dhe veza, dy produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta të cilat çojnë në helmim.

Tregtarët pohojnë se ata mund t’i mbajnë nga një javë deri në një muaj në vasketa dhe nëse shohin që përbërja apo ngjyra e saj ndryshon, ata e shtojnë, ose e “rregullojnë”, në mënyrë që të mos kuptohet nga klienti. Janë të shumta pamjet që tregojnë akullore të shkrira, si pasojë e zhvendosjes nga frigoriferi i ngrirjes tek ai i vitrinës. Madje njëra nga shitëset e pyetura shprehet: “ Kisha harruar frigoriferin fikur mbrëmë, prandaj janë si të shkrira. Po nuk kanë problem për konsumim. Nëse nuk më shiten për dy ditë kështu, do t’i hedh pastaj”.

Fiksi: Sa mund ta mbash?

Shitësja: Deri në tre ditë s’është problem.

Fiksi: E ke mbajtur?

Shitësja: Po!

Fiksi: Ju ka ndodhur p.sh t’ju ketë shkrirë, ta ngrini?

Shitësja: Ça s’na ka ndodhur! Na ka ndodhur që të na e ketë zënë shiu. Po s’besoj se ka ndonjë gjë.

Fiksi: Edhe e keni nxjerrë dhe nuk e kanë kuptuar klientët.

Shitësja: Jo! Nuk është se e flakim. Nuk flakim asnjëherë. Thjesht e bën njëherë ashtu, edhe e nxjerr sikur ka dalë tani.

Fiksi: Nëse ty të ka shkrirë, e ke nxjerrë më këtu të ngrirë?

Shitësja: Po!

Fiksi: Edhe s’është problem?

Shitësja: Jo! Thjesht provoje me lugë, s’ka ndonjë gjë.

Fiksi: Sa mund ta kesh mbajtur këtë? Sa ditë?

Shitësja: 2 javë më duket se ka që është vendosur dhe nuk janë ndërruar.

Fiksi: Domethënë, ju këtu mund ta mbani 2 javë këtu?

Shitësja 2: Edhe 1 muaj e mbajmë./Top Channel

Tags: “Fiks Fare”akullorericiklimrrezikshendeti

TË LIDHURA

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…
Aktualitet

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

11:39 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?
Politikë

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

11:32 | 12/02/2026
Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën
Politikë

Berisha nuk kursehet: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

11:20 | 12/02/2026
Next Post
Portugalia dhe Rusia klasifikohen si zona rreziku të lartë prej Co*id-19

Portugalia dhe Rusia klasifikohen si zona rreziku të lartë prej Co*id-19

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, aferë shumëmilionshe me tregun industrial

Çfarë po ndodh me Kim Jong Un, lideri komunist bie ndjeshëm në peshë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…
Aktualitet

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

by mirseda
11:39 | 12/02/2026
0

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë t% nivelit të dytë...

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

11:32 | 12/02/2026
Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën

Berisha nuk kursehet: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

11:20 | 12/02/2026
Koçiu i kthehet Berishës: Gënjeshtar patologjik! Porosite dhunë ndaj policëve në protestë

Koçiu i kthehet Berishës: Gënjeshtar patologjik! Porosite dhunë ndaj policëve në protestë

11:17 | 12/02/2026
Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

“Asnjë polic i plagosur, gënjejnë”/ Berisha: Protestuesit i qëlluan me plumba gome në kokë.

11:15 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com