Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si ndikon Covid-i tek tiroidet dhe diabeti? Mjeku nxjerr të pathënat

4 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si ndikon Covid-i tek tiroidet dhe diabeti? Mjeku nxjerr të pathënat

Nga: MARSELA SINANI

Në një kohë kur pandemia shtriu rrënjët e saj në çdo cep të botës, mjekët ngritën alarmin mbi pacientët me sëmundje, të cilët ishin më të rrezikuar. Infektimi në masë ndodhi në një kohë të shpejtë, e po kështu edhe vdekjet e personave me sëmundje të ndryshme, shtuan edhe më tej frikën në popullatë. Ajo çfarë i frikësoheshin më shumë studiuesit, për fat të keq ndodhi. Diabeti rriste rrezikun e vdekjes nga Covid-19.

Një shqetësim po kaq i madh ishin edhe pacientët që shfaqnin shqetësim në tiroide. Ky virus sulmon dhe dëmton organet jetësore, përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë. Në këtë listë bën pjesë edhe tiroidja. Koronavirusi shkakton një inflamacion të rëndë në tiroide, e madje ky rezultat ka dalë nga një studim i kryer më herët dhe publikuar në revistën “The Lancet Diabetes and Endocrinology”. Shpesh ekspertët kanë paralajmëruar pacientët e prekur nga Covid-19 e që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, të mbahen nën monitorim për simptoma të tjera që kanë të bëjnë me tiroiden.

Ekuilibrat e gjëndrës tiroide janë të rëndësishme, për të parandaluar dëmet në shëndet. Një studim nga studiuesit e Sri Lankës vitin e kaluar zbuloi se koronavirusi dëmton sistemin endokrin, i cili përbëhet nga gjëndra e hipofizës, gjëndrës tiroide, gjëndrave paratiroide, gjëndrave mbiveshkore, pankreasit, vezoreve dhe testikujve. Çdo mosfunksionim i sistemit endokrin mund të çojë në çështje serioze si diabeti dhe çekuilibri i tiroides. Këtë studim e ka publikuar Gazeta e Shoqërisë Endokrine.

Lidhur me këtë shqetësim, pasi ende pandemia nuk ka përfunduar, “Tirana Today” ka kontaktuar me mjekun endokrinolog Dashamir Gjergji, i cili ka dhënë disa këshilla të vlefshme për këdo. Duke u ndalur tek shifrat, mjeku u shpreh se në botë, statistikat tregojnë që afro një e treta e jetëve të humbura nga Covid-19 ishin diabetikë.

Doktor Gjergji, cila ka qenë gjendja e pacienteve që kurohen nga diabeti pas kalimit të pandemisë?

“Edhe pse mund të shprehemi se pandemisë së Covid-19 po i vjen fundi, akoma nuk kemi një bilanc të detajuar për efekte që pati mbi popullatën në tërësi dhe diabetikët në veçanti. Ajo ç’ka mund t’ju them me siguri është që diabetikët e kanë kaluar më rëndë se çdo grup tjetër shoqëror këtë sëmundje. Sa më lart, lidhet me faktin që të sëmurët diabetike në më të shumtën e rasteve patën një prekje më agresive nga Covid-19. Vetë diabeti ul forcat imunitare, ç’ka e bën më vulnerabel organizmin për të përballuar sëmundje të tilla infektive. Kjo pandemi dëmtoi më shumë diabetikët, që i gjeti të mjekuar dhe të paekuilibruar mirë. Përdorimi i barnave kortizonike për të ndihmuar reagimin e trupit ndaj Covid-19, u shoqërua me çrregullime të nivelit të sheqerit, kryesisht rritje të vlerave në gjak. Faktorë të tjerë si stresi dhe paniku që shoqëruan këtë periudhë, lanë gjurmët e tyre negative te diabetikët”.

Pasojat e pandemisë a kanë prekur edhe pacientët që paraqesin shqetësim në tiroide?

“Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje kronike të gjëndrës tiroide, ishin një tjetër kategori popullate që e përballuan me vështirësi Covid-19. Gjëndra tiroide ka një ndikim jashtëzakonisht të madh mbi imunitetin dhe fiziologjinë mbrojtëse të trupit tonë. Kur kjo gjëndër preket nga sëmundje të ndryshme, që sjellin çrregullim të funksionit të saj, mund të dobësojë shumë imunitetin. Nga ana tjetër, dihet botërisht fakti që të sëmurët tiroidiene, janë më tepër pronë e stresit, depresionit, çrregullimit të ankthit etj. Situatat e mësipërme të labilitetit emocional, shtojnë rrezikun për një përkeqësim të gjendjes kur preken nga sëmundje infektive”.

Pasojat kanë qenë më të mëdha te burrat apo te gratë?

“Pasojat janë vënë re thuajse në mënyrë të barabartë për secilën gjini. Parimisht moshat e treta janë më të rrezikuarat, për të patur vështirësi dhe pasoja në përballjen me Covid- 19. Gratë gjithashtu janë gjini që mund të kenë probleme të dobësisë imunitare, sidomos kur janë në periudhën e menopauzës. Nuk ka statistika të përpikta në këtë drejtim, por me kalimin e kohës, besoj faktet do jenë më të dukshme dhe më të qarta në këto aspekte”.

Po te të rinjtë, a ka patur ndikim pandemia për diabetin?

“Të rinjtë me diabet, në tërësi u përballën me vështirësi me pandeminë. Sqaruam pak më lartë që diabetikët që ishin të mjekuar mirë, thuajse reaguan njëlloj si popullata normale. E kundërta ka ngjarë te diabetikët e paekuilibruar të cilët u prekën më tepër dhe patën shumë më shumë pasoja mbi shëndetin e tyre. Ne botë, statistikat tregojnë që afro një e treta e jetëve të humbura nga Covid-19 ishin diabetikë. Të rinjtë me diabet përdorin kryesisht insulinë si mjekim, dhe në këtë periudhë u rrit përdorimi i tyre dhe dozat gjithashtu. Te ato që e kanë jetike mjekimin me insulinë, u kërkohet që të bëjnë matje të shpeshta gjate ditës për të patur një gjykim më racional për dozat e insulinës dhe suksesin e terapisë në përgjithësi. Shtimi i matjeve solli jo vetëm lëndime fizike, por edhe emocionale dhe mbi të gjitha ekonomike te të gjithë diabetikët e tipit të parë në mbarë botën”.

Aktualisht, kemi numër të shtuar të sëmurëve me diabet apo rënie?

“Praktikisht numri i diabetikëve është shtuar kohët e fundit. Kjo ka të bëje mbi të gjitha me faktin që në këtë periudhë, popullata pati si prioritet shëndetin dhe masivisht u drejtuan nëpër klinika dhe laboratorë. Sa më shumë analiza të kryhen, aq më shumë sëmundje zbulohen. Kjo është paradigmatike per diabetin. Përdorimi i barnave me përmbaje kortizoni, ka sjellë shtim të rasteve të reja, por fatmirësisht me ndërprerjen e këtyre barnave kemi normalizim të vlerave të sheqerit në gjak”.

Meqenëse jemi në një valë të madhe të nxehti, çfarë këshillash do u jepnit të sëmurëve nga diabeti?

“Të sëmurët me diabet, ne stinën e nxehtë të verës duhet të kenë kujdes:
-Te marrin rregullisht barnat dhe insulinën
-Të ruajnë barnat në një ambient të freskët nga 5 në 25 gradë celsius
-Të masin rregullisht sheqerin në gjak
-Të jenë të hidratuar mirë
-Të evitojnë daljet në diell nga ora 11:00 deri 16:00
-Të mos ecin zbathur mbi rërën e nxehtë, rrugë, mal etj
-Të ushqehen me ushqime të freskëta të sezonit, kryesisht perime
-Të bëjnë kujdes me ruajtjen e ushqimeve që të evitojnë intoksikimet alimentare
-Të kenë me vete një dokument që janë diabetikë
-Të mos notojnë vetëm në thellësi
-Të mos rrinë gjatë të ulur në një vend, e sidomos jo me këmbë të kryqëzuara mbi njëra-tjetrën
-Të përdorin kremra mbrojtës nëse dalin në diell të fortë
-Të mbajnë higjiene të mirë të trupit /TIRANA TODAY

Tags: coviddashamir gjergjitiroidet

TË LIDHURA

Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse
Aktualitet

Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

15:01 | 28/05/2025
Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!
Aktualitet

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

13:57 | 28/05/2025
Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kazakistani

13:53 | 28/05/2025
Next Post
Euro 2020/ Spanjë-Kroaci, mbasdite, kroatëve u mungon Perisiçi

Euro 2020/ Spanjë-Kroaci, mbasdite, kroatëve u mungon Perisiçi

“S’ka punë në këtë familje politike”, Rama i prerë ndaj Lelit

“S’ka punë në këtë familje politike”, Rama i prerë ndaj Lelit

Euro 2020/ Francë-Zvicër. Galët presin gola, Xhaka: Bëjmë histori!

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Reuters zbulon kushtet e Putinit për marrrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Reuters zbulon kushtet e Putinit për marrrëveshjen e paqes në Ukrainë

by mirseda
15:32 | 28/05/2025
0

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar këtë të mërkurë kushtet që Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur...

Gjermania do të ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

Gjermania do të ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

15:22 | 28/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin dhe gjininë e bebit

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin dhe gjininë e bebit

15:04 | 28/05/2025
Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

15:01 | 28/05/2025
Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

13:57 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com