E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Euro 2020/ Francë-Zvicër. Galët presin gola, Xhaka: Bëjmë histori!

21:00: Francë – Zvicër (Bukuresht)

Fituesit e Kupës së Botës 2018 e hapën turneun me një fitore ndaj Gjermanisë, por barazuan në dy ndeshjet e tjera, duke shënuar vetëm katër herë në total. Sidoqoftë, me Kylian Mbappé, Antoine Griezmann dhe Karim Benzema që udhëheqin, ka një ndjesi të përgjithshme që shumë më shumë gola do të vijnë në vazhdim.

Jo se Zvicra do të jetë e lehtë. Pas barazimit me Uellsin dhe humbjes ndaj Italisë, helvetët treguan atë që janë në gjendje të bëjnë me një fitore mbresëlënëse 3-1 kundër Turqisë duke kaluar Grupin A. Xherdan Shaqiri ishte në formë me dy gola në atë ndeshje dhe do të jetë thelbësor për shanset për arritur në tetë të fundit e turneut.

Zviceranët ende nuk kanë kaluar fazën e 1/8-ave në EURO; ata humbën nga Polonia me penallti në këtë fazë të EURO 2016-ës. “Është një natë e veçantë për ne, për të gjithë Zvicrën,” tha kapiteni Granit Xhaka, i cili shpreson që përvoja të japë rezultat. “Por mund të bëjmë histori vetëm nëse japim 120%”.

Franca kurrë nuk ka humbur një ndeshje zyrtare kundër Zvicrës, duke fituar dy dhe duke barazuar katër, me ndeshjen e tyre të fundit pa gola në fazën e grupeve EURO 2016, kur në grup kishin dhe Shqipërinë.

Formacionet e mundshme:

Franca: Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Pogba, Kanté, Hernández; Griezmann; Mbappé, Benzema

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović

Lexo edhe :   Shqipëria e 3-ta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës

Nga Andi Bushati Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua për arsye të paqarta me shumë orë vonesë...

Aksion si në filma/”Policia, hape derën”, shënjestra u ikën nga “duart”

Një makinë e cila u shpëton policëve, dhe një gazetar që e shtrijnë në tokë vetëm sepse filmoi operacionin. Ka qënë kjo skena që...

Nostalgji futbolli/ Henry flet për Messin: “Nuk di nëse Ronaldo do e bënte…”

Thierry Henry në një intervistë me Rio Ferdinand: "Nuk e di nëse e keni parë ndonjëherë Ronaldon të bëjë atë që dot'ju them për Messin...

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...