E martë, 27 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Euro 2020/ Spanjë-Kroaci, mbasdite, kroatëve u mungon Perisiçi

18:00: Kroaci – Spanjë (Kopenhagen)

Të dy ekipet vuajtën për gola në fazën e grupeve para paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e treta që i siguruan kalimin në fazën e eliminimit direkt si iberikëve ashtu dhe dalmatëve. Sot, mbasdite, vihen përballë në Parken Stadium të Kopenhagenit.

Goli i shkëlqyeshëm i Luka Modrićit me të jashtme ishte pika më kulmore e fitores 3-1 ndaj Skocisë që bëri që Kroacia të përfundojë e dyta në Grupin D. Mesfushori tha se ata “janë një rrezik për të gjithë” në rastin më të mirë dhe, pasi u kthyen në shtëpi fiks në këtë fazë në EURO 2016, presin të bëjnë një hap përpara këtë edicion për t’u përmirësuar. Mungesa e Ivan Perišićit (i infektuar) do të jetë një pengesë e madhe në kauzën e tyre për të avancuar.

Një detyrë e vështirë dhe për Spanjën, natyrisht, pavarësisht se “La Roja” barazoi rekordin e fitores më të thellë të turneut me triumfin 5-0 ndaj Sllovakisë duke përfunduar e dyta në Grupin E. “Unë i paralajmërova të gjithë që kur kapaku të hapej, shampanja do të derdhej”, tha trajneri Luis Enrique më vonë.

Fituesi i këtij çifti luan me fituesen e çiftit Francë-Zvicër.

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Livaković; Juranović; Vida, Ćaleta-Car, Gvardiol; Modrić, Brozović, Kovačić; Vlašić; Rebić, Petković

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Gerard Moreno, Morata, Sarabia

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...

Aksion anti-dro*ë në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, arratiset një person

Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për...

Liverpulit i kthehet mbrojtja, Virgil Van Dijk pas 9 muajsh pritet në fushë

Mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk duket se do të kthehet në fushë këtë javë pas një ndërprerje nëntë mujore me një dëmtim serioz...

Demokratët do u rikthehen protestave? Basha flet për strategjinë e opozitës

Ndonëse i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, Basha ka thënë se do të vijojë betejën me të...