E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

“S’ka punë në këtë familje politike”, Rama i prerë ndaj Lelit

Kryesocialisti Rama ka përjashtuar nga betejat e radhës Dritan Lelin, duke theksuar se brenda kësaj force politike nuk ka më vend për të. Rama, të gjithë zhgënjimin ndaj kryebashkiakut Dritan Leli e ka shprehur dhe në mbledhjen e fundit që ka bërë me strukturat e PS-së, në qytetin bregdetar. Në deklaratën për mediat, kryeministri Edi Rama nuk foli me emra konkretë, por shprehu shqetësime për disa Bashki.

“Jam realisht i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, por në tërësi për Bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit. Unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, siç kam qenë pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë”, është shprehur Rama.

Rama, në mbledhjen e strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë, ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të Bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës, Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka deklaruar se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e PS-së dhe se sipas tij, Leli i ka fikur telefonin për disa ditë.

“Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS-në, dhe dha zero kontribute. Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar Bashkie pas Lelit nuk qëndrojnë, dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli. Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli Bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien. Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi, tha se nuk ka më punë me këtë familje politike”, mësohet të ketë thënë Rama.

Lexo edhe :   VIDEO/ Rama debaton ashpër me gazetarin: Je injorant
Lexo edhe :   "Do flas shqip", Rama e nis me batutë fjalën e tij në forumin e Shkupit

Gjithçka mori udhë gjatë fushatës zgjedhore kur Dritan Leli, refuzoi të kandidonte në zgjedhjet parlamentare. Ky refuzim nuk u prit aspak mirë nga kryeministri Rama, i cili e shmangu në çdo takim dhe herë pas herë nuk ia kursente as akuzat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...