Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një tentacion që shërben shpërbërjen e Maqedonisë së Veriut

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Bashkimi Europian dështoi të bindte qeverinë  e Bullgarisë të tërhiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Përpjekjet europiane për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve u mirëpriten në Shkup, por ranë në vesh të shurdhër në Sofje. Si përfundim, konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do ta ngrejë sërish siparin, sipar i cili u bë më i rëndë se sa e dinim, me plot të panjohura e rebuse të reja prapa tij. Përgjegjësia apo merita për ketë blackout të radhës i mbeti Bullgarisë.

Është një çudi e madhe se si një vend ishkomunist si Bullgaria, që ka pasur privilegjin të bëhet anëtare e BE-së me procedurë të përshpejtuar, të ketë në dorë veton për të bllokuar zgjerimin e BE-së me fqinjë të saj në rajon. Dhe çfarë vetoje se! As për përmbushjen e standardeve dhe detyrave të caktuara nga vetë BE-ja dhe as për ndonjë incident a ngjarje tjetër të freskët të muajve të fundit. Vetoja bullgare ka të bëjë me kërkesa, pretendime e kushte për gjuhën dhe historinë e fqinjit të saj. Kërkesa pa lidhje me standardet e integrimit euroipan. Kushte në kundërshtim me themelin e projektit të Europës së Bashkuar. Me suksesin e saj, një veto e tillë e padëgjuar, që Bullgaria e nxori papritur nga sirtari apo mënga, i hedh në erë këto themele. Ajo prodhon precedentin që shërben për të penguar de facto zgjerimin e BE-së. Më tej, po të vijojë të jetë e suksesshme, vetoja bullgare do të shërbente lëkundjen, pse jo prishjen e ngrehinës së BE-së përmes nxitjes së pretendimeve të ngjashme. Europa dhe Ballkani janë të pasura me pretendime të tilla nacionaliste.

Por nëse shpërbërja e BE-së mund të duket si një fantazmagori, vetoja bullgare e suksesshme në vijimësi përmban elementet e një tentancioni real të shpërbërjes së Maqedonisë së Veriut.

Përveçse penalizojnë aspiratat integruese, ma merr mendja se pretendimet kushtëzuese të Bullgarisë ofendojnë identitetin e popullsisë maqedonase të Republikës multietnike. Nuk mund ta dimë deri në ç’pikë mund të lëshojnë qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ndaj kërkesave bullgare. Me siguri jo deri në vetëmohim të identitetit maqedonas. Ka plot vende dhe popuj në botë që flasin një gjuhë, por kanë kombësi me vete. Ajo që dimë me siguri është se grupi i dytë etnik me status shtetformuesi në Republikën multietnike, shqiptarët autoktonë në trojet e tyre atje, nuk kanë asnjë arsye t’ua nënshtrojnë apo sakrifikojnë aspiratat e tyre europiane kushteve dhe kërkesave pa asnjë lidhje me identitetin e tyre. Maqedonia e Veriut është vendi i tyre, shteti i tyre i pavarur, atdheu i tyre, të cilin e shërbejnë me përkushtim, përkrah etnisë maqedonase.

Shqiptarët janë pjesë e qeverisë së Kryeministrit Zaev, siç kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme të Shkupit. Ata nuk janë parë të fërkojnë duart me rebuset që ka krijuar vetoja bullgare, përkundrazi, përfaqësuesit e tyre në qeveri i kemi parë në një linjë, të bashkuar në qëndrime me Kryeministrin Zaev dhe kolegët e tyre të etnisë maqedonase.

Një frymë e tillë, pavarësisht diversiteteve politike për çështje të ndryshme, besoj se ekziston edhe në popull. Me besim te partnerët perëndimorë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë ta shërbejnë me vendosmëri projektin e republikës multietnike të integruar në BE. Por askush nuk duhet të mendojë se ata mund të mbesin peng i strategemave të kundërta me këtë projekt.

Një çudi tjetër e madhe nga fronti i negociatave që nuk u hapën ishte bashkimi i Shqipërisë me fqinjen e saj lindore në pasojën e vetos bullgare. Përderisa gjithë vendet, përfshirë flamurtaren e deritanishme të pengimit, Holandën, u shprehen se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, nuk kishte asnjë arsye që vendi ynë të penalizohej dhe të paguante. Sigurisht kemi dashur e duam të jemi krah për krah me Maqedoninë e Veriut, kjo nuk diskutohet. Integrimi europian i saj, sikurse i gjithë rajonit, është një e mirë e përbashkët. Por “lidhja” jonë pas fatit të fqinjit për shkak të vetos bullgare mban erë. Nuk kemi dëgjuar asnjë argument bindës pse na mbajtën “të pandarë”. Ndërkohë që kemi precedentin e anëtarësimit në NATO ku na ndanë.

Shqipëria kaloi, Maqedonia u ndal për shkak të vetos së Greqisë për çështjen e emrit derisa Athina dhe Shkupi gjetën zgjidhjen. E kemi thënë dhe duam ta përsërisim: Mbajtja e “mosndarjes” me një artificë ushqen në opinionin tonë publik teoritë se Europa gjen gjithnjë rrugë të driblojë premtimet e saj të hapjes, duke e shndërruar integrimin në një gur Sizifi për ne dhe për vendet e tjera të Europës Juglindore. Unë nuk dua ta besoj këtë, por ata që e besojnë e kanë një argument që nuk do të donim të bëhej provë: shtyrjen vit pas viti të hapjes së negociatave. Kësaj radhe e mori përsipër Bullgaria. Duhet të presim se çfarë zgjidhjeje do të gjejë BE për çlirimin e politikës së zgjerimit nga vetot pa lidhje me vlerat dhe standardet e saj. Në horizont po mblidhen ndërkaq re të një qielli tjetër që nuk është ai bullgar. Vetë dokumenti i dritës jeshile që hapi Holanda përmban një listë çështjesh dhe kërkesash shumë të rëndësishme, injorimi i të cilave mund të na verë përsëri përballë murit holandez radhën tjetër.

Holanda ka kërkuar nga SPAK hetimin e rasteve të mashtrimit zgjedhor, përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve nga Partia Socialiste, shitblerjen e votës, çështje të cilat janë pasqyruar edhe në raportin paraprak të OSBVE/ ODHIR-it. Nëse hapja e negociatave vjen me transparencën e plotë ligjore të fenomeneve negative që janë evidentuar në zgjedhje dhe me ndëshkimin e personave përgjegjës për shkeljet e kryera, suksesi dhe festa për demokracinë tonë do të ishte e dyfishtë. Është një mision dhe një barrë me vete për SPAK-un.

E vështirë, po të mbajmë parasysh faktin se sot duart e shumëfishta të krimit në pushtet dhe pushtetit në krim ia kanë dalë të pengojnë promovimin në organet e reja të drejtësisë të disa individëve që kanë guxuar të hapin dhe hetojnë dosjet e krimeve zgjedhore në vend. Për fat të keq, sa u takon krimeve zgjedhore, duke përjashtuar disa raste minore, Shqipëria ka shënuar “sukses” në drejtim kundërt me atë që kërkojnë partnerët. SPAK në këtë rast është thirrur në kauzë nga partnerët, nga publiku shqiptar dhe nga ligji të bëjë ndryshimin e madh, duke e kthyer suksesin në hullinë e drejtësisë./panorama

Tags: Maqedonia e veriutopinionPrec zogajshperberje

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post

Aktorja britanike pretendon se është rrëmbyer nga alienët

Mos hapja e negociatave/ Vuçiç: I keqardhur për Tiranën dhe Shkupin

Mos hapja e negociatave/ Vuçiç: I keqardhur për Tiranën dhe Shkupin

CDC paralajmëron: Vaksinat Pfizer dhe Moderna mund të shkaktojnë miokardi

CDC paralajmëron: Vaksinat Pfizer dhe Moderna mund të shkaktojnë miokardi







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com