E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Aktorja britanike pretendon se është rrëmbyer nga alienët

Për të gjetur shpirtin e saj binjak, aktorja londineze Ebi Bela ka ngritur sytë drejt qiellit. Ajo pretendon se ka rënë në dashuri me një alien, që e mori për pak kohë në mjetin e tij fluturues. E mërzitur nga pandemia dhe e pa impresionuar nga ofertat e burrave këtu në Tokë, Bela shpjegoi se ajo “bënte shpesh shaka në internet, se dëshironte të rrëmbehet nga një alien”.

S’kaloi shumë dhe ajo filloi të shihte në ëndrra një “dritë të bardhë”. Dhe më pas më 31 maj, Bela thotë se dëgjoi një zë në ëndrrën e saj. Ajo e urdhëroi atë:”Më prit në vendin e zakonshëm!”. Bela nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë atë zë. E megjithatë, thotë ajo, e dinte se çfarë do të thoshte.

“Të nesërmen në mbrëmje, u ula pranë dritares sime të hapur”- thotë aktorja britanike. Ajo priti. Dhe kur filloi të flinte rreth orës 12:15 të mëngjesit, pa një disk fluturues. Para se Bela të vetëdijësohej, ajo nuk ishte më në dhomën e saj të gjumit.

“Pashë një rreze të gjelbër të ndritshme, e cila më transportoi në diskun flutures”-thotë ajo.

Shumica e njerëzve mund të alarmohen nga një kthesë e tillë e ngjarjeve. Por jo aktorja londineze. “Unë jam një nga ata njerëz që gjithë jetën time kam pasur takime të çuditshme’- shpjegoi ajo në kanalin e saj në YouTube .

Bela e gjeti veten atje ku shumë pak njerëz pretendojnë se kanë qenë ndonjëherë:brenda një disku fluturuees. Ajo thotë se aty pa 5 alienë. Ata ishin të gjatë dhe të hollë, por Bela nuk mundi t’i dallonte format e tyre të vërteta.

“Unë nuk mund t’i shihja qartë, dhe ata më thanë përmes telepatisë, se nuk jam gati që t’i shoh në formën e tyre të vërtetë. Por nga sa mund të shihja, kishin një nuancë të lehtë jeshile, dhe sy të mëdhenj të zinj me tipare njerëzore, si për shembull vetullat”- tregon aktorja.

Lexo edhe :   E rëndë në Meksikë, grupi i armatosur rrëmben 21 persona

Por Bela nuk u tremb. Përkundrazi, ajo ishte e dashuruar. “Njëri prej tyre u dashurua me mua. Unë nuk e mësova emrin e tij, por ndjeva saktësisht të njëjtën gjë”-thotë ajo. Sidoqoftë, të dashuruarit e rinj u përballën me disa pengesa.

Së pari, alieni i tha asaj se takimi me një njeri ishte një tabu, edhe pse ai ishte gati të shkelte rregullat. Së dyti, Bela nuk ishte e sigurt që dëshironte të largohej nga planeti Tokë, dhe të mos rikthehej më kurrë këtu. “Ai tha që unë duhej të pranoja të shkoja me ta. Por unë nuk pranova të largohem përgjithmonë nga këtu”-tha ajo.

Lexo edhe :   E rëndë në Meksikë, grupi i armatosur rrëmben 21 persona

Fatkeqësisht, Bela u largua nga UFO pas vetëm 20 minutash. Kur ishte sërish në Tokë, ajo shprehu keqardhje për dallimet e mëdha midis të huajve dhe njerëzve. “Alienët ofrojnë një kujdes shtesë. Këtu burrat në Tokë thonë gënjeshtra dhe kanë standarde të dyfishta”- shton ajo.

Disa, mund të jenë të ndrojtur në lidhje me marrëdhëniet me alienët. Por Bela shpreson të jetë pioniere në këtë fushë, dhe të “normalizojë” dashurinë ndërplanetare. Edhe pse shumë njerëz e kanë parë me mosbesim këtë histori, ajo nuk është e vetme në pretendimet se ka pasur kontakte me një alien.

Gjatë pandemisë, shikimet e UFO-ve janë rritur. Qendra Kombëtare e UFO-ve në SHBA, raportoi se shikimet u rritën me rreth 1.000 në vitin 2020, me 7.200 “takime” të pretenduara me jashtëtokësorët. Për një kohë të gjatë, thotë Peter Davenport, drejtori i qendrës së raportimit të UFO-ve, qeveria amerikane mendonte “se njerëzit si unë janë thjesht të çmendur, por dhe ne nuk jemi të tillë”.

Pentagoni pritet të publikojë këto ditë raportin e tij të shumëpritur mbi UFO-t. Dokumenti do të shqyrtojë një numër takimesh të dokumentuara me objekte të paidentifikuara fluturuese.

Burimi i lajmit: https://allthatsinteresting.com/abbie-bela

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...