Një person që është shoqëruar në komisariat, ka dhunuar efektivin e policisë. Shtetasi me inicialet A.B., 31-vjeç, kishte pasur një konflikt me disa persona të tjerë, ndaj policia kishte shkuar në vendngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, pasi gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik. Kjo për të shmangur shoqërimin e tij.
Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.