Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai u shpall fitues ndaj Donald Trump.
Në konferencën për shtyp, pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin, që zgjati rreth tre orë, Biden u shpreh se nëse diçka e tillë rezulton e vërtetë, SHBA-të do të veprojnë.
Sa i takon tregtisë, Biden tha se është problem të bësh tregti me Rusinë, por duhet të përmbushen disa kushte dhe nuk duhet të shkelen rregullat ndërkombëtare.
Pyetje: ”Është thënë që Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet e fundit por Rusia ka thënë që nuk është e vërtetë? Çfarë keni biseduar lidhur me këtë?”
Joe Biden: ”Nëse do të ndodhi ndonjë gjë e tillë dhe ne do të veprojmë. Ashtu sikurse ndërmorrëm sanksione në të kaluarën ndaj Rusisë. Ka pasoja kur bëhen shkelje. Si do të shiheshin SHBA-të nëse do t’i ndërhyhej në zgjedhje? Si do dukej SHBA para syve të botës nëse i bëhen këto veprime ndërkohë që shihemi si një fuqi e madhe? Sa i takon tregtisë, nuk e kemi problem të bëjmë tregti me Rusinë, por duhet të përmbushen disa kushte dhe nuk duhet të shkelen rregullat ndërkombëtare. Përsa i përket kërcënimit kibernetik, nëse vazhdohet kështu, ne do t’i përgjigjemi.”