Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha e ftoi të bashkohen kundër Ramës, ja çfarë thotë Shehaj

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha e ftoi të bashkohen kundër Ramës, ja çfarë thotë Shehaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i cili nuk arriti të fitonte zgjedhjet për kreun e partisë, komentoi ftesën e kryetarit të zgjedhur Lulzim Basha, për t’u bashkuar ndaj kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj tha se ata nuk janë ndarë kurrë, por që kanë qenë gjithmonë të bashkuar kundër kryeministrit.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ndërkohë çfarë mendon ti për zgjedhjet e Bashës?

Agron Shehaj: Si çfarë mendoj për zgjedhjet e Bashës…

Blendi Fevziu: Po, çfarë mendon, tha hajde bashkohemi kundër regjimit Rama-Doshi…

Agron Shehaj: Po ne nuk jemi ndarë kurrë, asnjëherë. Gjithmonë bashkë kemi qenë.

U rizgjodh në krye të PD/ Basha-rivalëve: Të bashkohemi, armiku ynë është Rama

Basha iu drejtua me një mesazh 3 kundërshtarëve të tij në zgjedhjet e djeshme, Agron Shehajt, Edith Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, të cilët i ftoi për të vijuar betejën ndaj Ramës.

”Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.”, tha Basha.

Basha rizgjidhet kryetar i PD me 81% të votave

Demokratët votuan Lulzim Bashën për të udhëhequr PD-në edhe për 4 vitet e ardhshme.  Basha është më i votuari ndër 3 kandidatët e tjerë që e sfiduan për të drejtuar partinë më të madhe në opozitë. Ai ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend, me rreth 81% të votave.

Basha mori 81% të votave ose 32.882 në total në të gjithë vendin. Pas tij më shumë vota grumbulloi Agron Shehaj, 6038 vota. Edit Harxhi mori 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 763 vota. Në total në të gjithë degët e PD-së votuan 41.095 anëtare ose 54.7% e totalit.

Tags: Agron Shehajfteselulzim basha

TË LIDHURA

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika
Aktualitet

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Next Post
Novavax, vaksina kundër kovidit 90% efikasitet

Novavax, vaksina kundër kovidit 90% efikasitet

Pritet të mbërrijnë në Rinas dozat e para të vaksinës anti-covid nga Pfizer

Vaksinimi nuk ndalet/ Rama: Mbërrijnë 11,700 doza nga Pfizer

”Euro 2020”/ Spanja pa shkëlqim, Suedinë e ndal shtylla (Video)

''Euro 2020''/ Spanja pa shkëlqim, Suedinë e ndal shtylla (Video)







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
10:16 | 16/03/2026
0

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot mundësinë e vendosjes së misionit “Shield” në Ngushticën...

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

08:14 | 16/03/2026
Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com