Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Novavax, vaksina kundër kovidit 90% efikasitet

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Novavax, vaksina kundër kovidit 90% efikasitet

Kompania bioteknologjike Novavax thotë se një studim i ri tregon se vaksina e saj kundër koronavirusit rezulton të jetë e efektshme ndaj të gjitha varianteve. Në studimin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë morën pjesë afro 30,000 njerëz. Sipas rezultateve të publikuara të hënën, vaksina ishte 90% e efektshme.

Kompania amerikane Novavax njoftoi të hënën se vaksina e saj kundër koronavirusit rezulton të jetë 90.4% efikase. Në studimet e kryera me pjesmarrjen e afro 30 mijë njerëzve, 77 individë u infektuan me koronavirus, 14 prej tyre në grupin e vaksinuar dhe pjesa tjetër në grupin e atyre që nuk morën vaksinën.

“Rezultatet kryesore nga studimi tregojnë një efikasitet prej 90% në përgjithësi. Kjo është një shifër e lartë, pasi kishte shumë variante të virusit në qarkullim gjatë provave klinike”, tha Stanley Erck, drejtori ekzekutiv i i kompanisë.

Sipas kompanisë, vaksina është e efektshme kundër gjithë varianteve. Po ashtu ajo ofron mbrojte ndaj atyre që zhvillojnë simptoma të moderuara dhe të rënda të sëmundjes. Më parë kompania pati publikuar të dhëna nga studimet në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Rezultatet e shumëpritura në Shtetet e Bashkuara vijnë ndërsa kërkesat në vend për vaksina kanë rënë në mënyrë dramatike, duke lënë shumë qytete me një tepricë dozash.

Rreth 64% e të rriturve në ShBA kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 54% janë vaksinuar plotësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithatë, shumë shtete në botë po përpiqen të vaksinojnë banorët e tyre dhe i kanë varur shpresat tek vaksinat e ndryshme.

“Nevojitet përhapja globale e vaksinave, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vaksina jonë është veçanërisht e përshtatshme, pasi është e qëndrueshme në temperaturat e frigoriferëve të zakonshëm”, thotë shefi ekzekutiv Stanley Erck.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, Novavax ka në plan të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Kompania me bazë në Maryland kishte njoftuar më parë për vonesa në procesin e prodhimit të vaksinave dhe parashikon që të prodhojë 100 milionë doza në muaj deri në fund të tremujorit të tretë dhe 150 milion doza në muaj deri në tremujorin e katërt./VOA

Tags: 90’COVID-19efikasitetNovavax

TË LIDHURA

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues
Bota

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat
Bota

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Next Post
Pritet të mbërrijnë në Rinas dozat e para të vaksinës anti-covid nga Pfizer

Vaksinimi nuk ndalet/ Rama: Mbërrijnë 11,700 doza nga Pfizer

”Euro 2020”/ Spanja pa shkëlqim, Suedinë e ndal shtylla (Video)

''Euro 2020''/ Spanja pa shkëlqim, Suedinë e ndal shtylla (Video)

Shqipëria zbrazet nga të rinjtë, tregu i punës zëvendësohet nga pensionistët

Shqipëria zbrazet nga të rinjtë, tregu i punës zëvendësohet nga pensionistët







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës
Showbizz

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

by mirseda
18:36 | 17/02/2026
0

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special...

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

17:31 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com