Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj ta mbështes me vendosmëri për qëllimet e larta, për të cilat është ngritur- themelimin e barazisë së gjithë shtetasve përpara ligjit dhe vendosjen e ndëshkueshmërisë për të paprekshmit në sferat e larta- besoj se mori dje një njollë të fortë me shkarkimin e prokurorit Anton Martini në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ishte renditur i dyti në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të qenë anëtar i SPAKU-t; kishte kaluar sitën e vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pas një shoshitjeje të imët e të zgjatur të pasurisë dhe personalitetit të tij. Komisioneri Publik, Ballhysa, e apeloi vendimin e KPK-së. Kalvari i ri i Martinit zgjati një vit tjetër. Derisa u mbyll dje.

Gazetarë të çdo krahu, që ndjekin zhvillimet nga fronti i drejtësisë, të majtë, të djathtë, të pavarur, proqeveritarë apo opozitarë, kanë ngritur pikëpyetje domethënëse dhe kundërshtime të forta të natyrës mediatike për gjithë procesin e zgjatur me shenja të qarta tendencioziteti të veshur me puritanizëm ndaj Martinit.

Në ditët e ardhshme, do të jetë e mundur të mësojnë më shumë çfarë ka prapa këtij procesi. Njohuritë e thelluara do të ndihmojnë në njohjen e së vërtetës. Për shumë arsye, e vërteta e Anton Martinit ka marrë vlerën e një së mire publike.

Ajo që mund të themi sot, pa qenë nevoja për një njohje të thelluar, është se shkaku kryesor i shkarkimit të tij nga Kolegji i Pavarur i Apelit del të jetë apartamenti 97,16 metra katrorë, pasuria e vetme e tij dhe familjes së tij. Është provuar dhe pranuar në çdo instancë verifikimi se Martini ka marrë dy kredi, një nga shteti dhe një tjetër nga një bankë private, me të cilat ka paguar 85 për qind të vlerës së këtij apartamenti. Është provuar se në llogarinë e zotit Martini kanë kaluar 40 mijë euro të dërguara nga vëllai i tij emigrant në Angli për t’i blerë shtëpi babait të tyre. Këtë shumë të dokumentuar mund ta përdorte për të mbuluar e justifikuar diferencën e mbetur 15 për qind të çmimit të apartamentit. Por, jo.

Ai ia ka kaluar shumën destinatarit, babait, dhe e ka deklaruar si të tillë. Kishte kursimet e veta për të mbuluar diferencën në fjalë. Mbi dyzet vjet punë, burrë dhe grua, njëri prokuror, tjetra mësuese, mund të kursejnë një milion a një milion e gjysmë lekë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte sheshuar çdo pikëpyetje për këtë shumë të vogël. Por komisioneri publik, Ballhysa, dhe pesëshja e Apelit u rikthyen me lupën e tyre. Nuk gjetën ndonjë qime të re në qullë, që mund t’i kishte shpëtuar vetingut të parë, përkundrazi, kësaj radhe ishte Martini ai që kishte përforcuar provat e tij. Megjithatë, vendosen ashtu siç vendosen.

Shumë njerëz që po lexojnë këto rreshta mund të mendojnë: po ky paska rënë viktimë e ndershmërisë së tij! Pse nuk ka përdorur për mbulim eurot e dokumentuar që i vëllai ia kishte dërguar përmes tij babait? Është e përhapur kjo në Shqipëri që ndershmëria të zhyt. Duhet të shtojmë se që kjo të jetë e vërtetë duhet plotësuar një kusht: ata që gjykojnë të jenë të verbër ndaj fakteve dhe rrethanave, të jenë vegla. Për të mos thënë më tepër. I lëmë për një çast detajet e procesit. Të bëjmë një arsyetim më të përgjithshëm: në qoftë se një prokuror me njëzet e ca vjet karrierë të nivelit të lartë dhe gruaja e tij mësuese me aq vite pune nuk mund të kenë një apartament 90 e ca metra katrorë, për blerjen e të cilit kanë marrë dy kredi, atëherë duhet të imagjinojmë që shumica e familjeve të mesme në Shqipëri (të varfrat po e po) jetojnë në kasolle dhe çadra.

Ky do të ishte (dhe është) një turp për shtetin shqiptar në radhë të parë. Turp që e morën vesh të shihnim të ndodhte kjo që ndodhi me një prej prokurorëve me kurajozë e më me integritet që ka nxjerrë Shqipëria në njëzet vjetët e fundit. Nuk e them unë. E provon fakti që ka marrë më shumë çmime ndërkombëtare se asnjë tjetër për luftën kundër krimit të organizuar në operacione të përbashkëta me partnerët europianë; e provojnë hetimet që ka kryer e dënimet që ka dhënë kundër kriminelëve nga më të rrezikshmit; e provon mbi të gjitha mbrojtja e vazhduar policore që i është dhënë pikërisht për shkak të rekordeve në përballjen me krimin. E provon së fundi vlerësimi i lartë i KLP, që e pat renditur të dytin në listën elitare të kandidatëve të SPAK-ut.

Tjetra që mund të themi pa pasur nevojën e informacioneve të thelluara është se gjyqtarët e KPA-së i hoqën dje Martinit automatikisht mbrojtjen policore. Pas vendimit të djeshëm, ai është i pambrojtur, në pritë apo mëshirë të hakmarrjes banditeske. Kjo është një çështje shumë serioze, për të cilën unë kam nisur një komunikim me disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Shteti nuk mund të degradojë në këtë shkallë sa t’u hedhë hienave, si mish për top, njerëzit, ushtarët apo heronjtë e vet të antikrimit. Hakmarrja është e verbër, cinikë dhe mizore, ligji gjithashtu mund të qëllojë të jetë i verbër në një pikë të caktuar, por atij i vihen sy. Kurse hakmarrjes i vihet fre. Për ketë janë ligjvënësit.

Do të doja të sensibilizoja sot OMN-në që monitoron procesin e vetingut në Shqipëri; do të doja të sensibilizoja misionin e BE-së në Tiranë që ka qenë dhe mbetet i përkushtuar për mbarëvajtjen e vetingut si një nga shtyllat e Reformës në Drejtësi, por në dijeninë time ka njohur edhe shqetësimet e problematikat e një ashpërsie ekstreme jashtë realitetit shqiptar të ndonjë dispozite të ligjit të vetingut e mbi të gjitha të spekulimeve me këto dispozita për të bërë goditje selektive, tendencioze, duke ndëshkuar për qindarka, si i thonë fjalës, persona që nuk e kanë merituar të nxirren nga sistemi. Janë pakicë, sigurisht, në raport me ata që e futën në kënetën e korrupsionit drejtësinë tonë për shumë vite dhe e kanë merituar të largohen. Por kur flasim për drejtësinë, nocionet “pakicë” e “shumicë” nuk kanë vlerë. Në punët e drejtësisë nuk shkon shprehja “digjet bari i njomë me të thatin”. Çdo padrejtësi padit sistemin dhe duhet rregulluar.

E fundit që mund ta themi me siguri sot, sado që me hidhërim, është se bandat që po prisnin me padurim ndëshkimin e ndëshkuesit të tyre kanë pasur një ditë të mirë dje. Një ditë feste. Festë edhe për disa politikanë të pleksur me bandat që ka hetuar Martini, shumë të informuar për pavarësinë dhe korrektesën e tij si profesionit. Nuk do ta kenë në SPAK!/Panorama.al

Tags: krimiopinionPrec zogajushtare

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Berisha: Soros loboi për ’21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës

''No comment''/ Pasi foli për rikthim në krye të PD, Berisha nxjerr tjetër foto

Historike/ Sportisti rus shpall Shqipërinë kampione të Botës në Gjimnastikë

Historike/ Sportisti rus shpall Shqipërinë kampione të Botës në Gjimnastikë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com