Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se kjo forcë politike nuk mund të vijë në pushtet, për sa kohë në krye do të jetë Lulzim Basha.
Teksa ka shpërndarë një pjesë të takimeve të tij me demokratë në Bulqizë, Shehaj thotë se shqiptarën nuk e votuan dhe nuk ja dhanë besimin Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.
Shehaj i fton të gjithë demokratët që më 13 qershor, të votojnë për ta bërë PD-në sërish fituese.
”E vërteta është e thjeshtë: shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njejtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demorkatike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, shkruan Shehaj në rrjetin social, Facebook.
Më 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Për postin e kryetarit kandidojnë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.