Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë fshihet pas vrasjeve misterioze në Tiranë, flet eksperti

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Çfarë fshihet pas vrasjeve misterioze në Tiranë, flet eksperti

Nga: MARSELA SINANI

Bilancet tragjike vetëm gjatë muajve të fundit, tregojnë evoluimin e strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri. Ekzekutimet mafioze tregojnë fuqizimin, e në të njëjtën kohë rivalitetin e grupeve kriminale. Vrasjet kanë tronditur muajt e fundit Vlorën, Shkodrën dhe Elbasanin, duke u kthyer në ‘zonat e kuqe’ për nivelin e krimit të organizuar. Përse ka kaq shumë përplasje mes bandave në Shqipëri, dhe pse policia shfaqet pas përgjakjes së rrugëve?

Një çështje po kaq sensitive janë edhe vetëflijimet dhe lidhjet e ngushta me sektet. Vetëflijimet në emër të ringjalljes, nxorën në pah faktin se në Shqipëri ka sekte fetare që nuk janë të regjistruara. Një vit më parë, nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi 34 vjeçe, u gjet në gjendje të rëndë. Ngado përcaktohej si horror në Kombinat, e me të drejtë!

Ndërsa dukej se e kishim lënë pas krahëve këtë situatë tragjike, një tjetër vdekje po kaq e mistershme na riktheu ankthin. Në trupin e 23-vjeçares, Evgjeni Baxhos u gjetën disa simbole të bëra me lapustil të kuq. Për të marrë përgjigje për të gjitha këto pyetje të ngritura, ku i mbulon mistikja, “Tirana Today” ka kontaktuar me z. Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë, Fakulteti Drejtësisë Tiranë.

Gjatë muajve të fundit kemi parë një sërë ekzekutimesh. Elbasani, Shkodra dhe Vlora janë qytetet ku vlon më shumë kriminaliteti, duke iu referuar statistikave të fundit. Sa hapa para ndodhet policia për hetimin e rasteve, apo ndodh krejt e kundërta? A ka strategji inteligjente nga ana e policisë dhe prokurorisë, duke iu referuar grupeve shumë të fuqishme kriminale?

“Shteti shqiptar është anëtar me të drejta të plota në Interpol dhe Europol, si dhe ka një partneritet të sukseshëm me vendet partnere evropiane dhe SHBA. FBI dhe DEA amerikane, DIA italiane, CIVIL GUARD spanjolle, NPC hollandeze, BFP Belge dhe Scotlandyard Angleze, kanë kohë që raportojnë me alarm rrezikun në rritje të grupeve të organizuara kriminale shqiptare. Tashmë ato janë të fuqizuara ekonomikisht, të sofistikuar në mjete dhe kapacitete, si dhe me lidhje të qëndrueshme transnacionale me grupe të tjera kriminale të huaja.

Megjithë, iniciativat e qeverisë për të demotivuar këto grupe, nëpërmjet OFL-së, forca zbuluese, parandaluese dhe goditëse ndaj tyre nuk ka qenë në nivele të qëndrueshme dhe efektive. Policia e Shtetit aktualisht është përpara shumë ngjarjeve që ndodhin çdo ditë. Ajo ka një mbingarkesë pertej kapaciteteve hetimore të saj, dhe nuk po arrin dot ti paraprijë krimit me mjete inteligjente dhe taktika operative të sukseshme. Strategjia e saj është ende e bazuar në operacione dhe fushata kontrolli periodike në territore dhe pika të nxehta, por pa patur ndonjë efektivitet të shtuar në veprimet që kryen.

Mendoj se ka ardhur koha që lufta kundër krimit të organizuar, për shkak të përmasave që ai ka marrë dhe problemeve që po shkakton në vendin tonë, të njoh një strategji të re, e cila të bazohet në një koordinim më të madh midis institucioneve ligjzbatuese, shkëmbimit të informacionit më të shpejtë me vendet partnere dhe me shtimin e taktikave të reja inteligjente në mjete, pajisje dhe strategji për të luftuar këtë fenomen”.

Flijimet misterioze në Shqipëri. Çfarë fshihet pas tyre, dhe a nuk është mjaft vonë që policia ti hetojë këto raste? Brenda 1 viti janë regjistruar 3 ngjarje me 4 viktima. A nuk duhet të kemi frikë pas këtyre grupeve sadiste? Çfarë masash duhet të marrë policia, dhe në çfarë niveli (situate) jemi? A ka një strukturë të posaçme që heton dhe ndjek raste të tilla?

“Veprimtaria okulte në vendin tonë ka një histori të gjatë pas viteve ‘90, por gjatë 10 vjeçarit të fundit kemi filluar të njihemi me rastet e para të vetëflijimit dhe sakrifikimit për shkak të ritualeve ezoterike që ato kryejnë. Nuk kanë qenë të pakta edhe rastet e abuzimit seksual me të mitur apo forma të tjera të shfrytëzimit ritualistik, por që kanë kaluar pa u analizuar nga organet hetimore.

Alarmi që u ngrit së fundi, erdhi si pasojë e dy elementëve kryesorë. Së pari ndodhën si asnjëherë më parë 3 ngjarje me 4 vdekje në harkun kohor të 10 muajve. Së dyti, u evidentuan për herë të parë në njërën nga ngjarjet provat e vërteta të këtyre ritualeve të shfaqura me simbole okulte. Megjithëse manualet hetimore mbi krimet ritualistike kanë më shumë se 40 vjet që janë shkruar dhe përditësohen, është për të ardhur keq që policia jonë nuk i njeh ende ato. Kjo mangësi e policisë e përzjerë me një mentalitet hermetik dhe jo bashkëpunues për raste të tilla me entitete të tjera publike dhe private, ka krijuar një opinion negativ për performancën e saj në këtë fushë. Nisur edhe nga modele organizimi institucional të huaja, ka ardhur koha që policia jonë të fillojë procedurat për ngritjen e një strukture të veçantë multidisiplinare të sigurisë anti-sekt”.

Cilat janë grupet që rekrutohen nga drejtuesit e sekteve nëpërmjet rrjeteve sociale? Si veprojnë ata për t’i joshur?

“Grupet e margjinalizuara të shoqërisë që ndiqen, joshen, përpunohen, dhe shfrytëzohen nga sektet okulte në vendin tone, janë kryesisht femra ose meshkuj të vetmuar, të pa motivuar, me kureshtje për besime alternative dhe me nivel të pamjaftueshëm ekonomik. Fillimisht këta individë studiohen nga “gjuetarët e heshtur” të sekteve, ju ofrohen ftesa për punësim, kurse, evente shoqërore dhe argëtuese dhe mandej ju prezantohen informacione manipulative për ti tërhequr në kuriozitete mistike. Më tej, viktimave ju intensifikohet indoktrinimi me seanca këshillimi spiritual dhe në përfundim, mbasi kanë degraduar në varësi të këtyre dogmave fillon procesi i ritualeve abuzuese.

Ritualet më të lehta kalojnë me procesione të abuzimit trupor dhe seksual, ndërsa ato më të rëndat me gjymtime, pirje gjaku, masakrime të organeve, induktime të tjera për sakrifikim ose vetëflijim.

Të gjitha këto mekanizma ritualistik janë shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, ndaj ka ardhur koha që të gjithë së bashku të ndërmarrim nisma humanitare dhe advokacie për ti prerë rrugën agravimit të mëtejshëm të kësaj situate që premton humbje të tjera jetësh në vijim”. /TIRANA TODAY

Tags: Ervin Karamuçoshqiperiveteflijimetvrasjet

TË LIDHURA

Qani Xhafa përballë drejtësisë, SPAK kërkon 6 muaj burg
Aktualitet

Qani Xhafa përballë drejtësisë, SPAK kërkon 6 muaj burg

14:13 | 19/06/2025
“Roja e mori nipin zvarrë”, 68-vjeçarja rrëfen mes lotësh
Aktualitet

“Roja e mori nipin zvarrë”, 68-vjeçarja rrëfen mes lotësh

14:09 | 19/06/2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false
Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false

14:00 | 19/06/2025
Next Post
Konferenca e LDGSH-së, flasin politikanet Duma dhe Vokshi

Konferenca e LDGSH-së, flasin politikanet Duma dhe Vokshi

Kosovë/ Aksident i rëndë në Ferizaj, 4 viktima mes tyre një e mitur

Kosovë/ Aksident i rëndë në Ferizaj, 4 viktima mes tyre një e mitur

Futboll/ Flamurtari në gjysmë-shtizë, Tërbuni i Pukës hedh poshtë vlonjatët

Futboll/ Flamurtari në gjysmë-shtizë, Tërbuni i Pukës hedh poshtë vlonjatët

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Ndjekësit vënë re disa gabime në serialin më të shikuar të Netflix!
Media Marketing

Ndjekësit vënë re disa gabime në serialin më të shikuar të Netflix!

by mirseda
15:05 | 19/06/2025
0

Sezoni i tretë i shumëpritur i serialit të mirënjohur të Netflix-it, “Ginny and Georgia”, sapo është publikuar....

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

14:58 | 19/06/2025
Gattuso prezantohet si trajner i Italisë: Ëndërr që bëhet realitet

Gattuso prezantohet si trajner i Italisë: Ëndërr që bëhet realitet

14:28 | 19/06/2025
Zelenskyy bën thirrje për rritjen e pr*sionit ndaj Rusisë

Zelenskyy bën thirrje për rritjen e pr*sionit ndaj Rusisë

14:15 | 19/06/2025
Qani Xhafa përballë drejtësisë, SPAK kërkon 6 muaj burg

Qani Xhafa përballë drejtësisë, SPAK kërkon 6 muaj burg

14:13 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com