E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Konferenca e LDGSH-së, flasin politikanet Duma dhe Vokshi

Dy gratë politikane të Partisë Demokratike Grida Duma dhe Albana Vokshi kanë folur sot gjatë konferencës së LDGSH-së.

Duma tha se në politikë ka vetëm njerëz dhe jo gra e burra ndërsa Vokshi ceku lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë.

Grida Duma:“Nuk e tepëroj nëse them që mes zonjash dhe mes grash ka një komunikim më specifik se sa mes zotërinjsh dhe burrash, sidomos sa i përket vështirësive dhe elementëve politikë në komunikim.

Të qënit grua në politikë përbën herë pas here një diferencë apo një habi në politikë. Pyetja e zakonshme është: çfarë do të thotë të jesh grua në politikë? A thua se është gjë e jashtëzakonshme. Shpesh kam zgjedhur të them që të jesh grua në politik, do të thotë të jesh njeri në politikë.

Nuk ka një çështje të gruas e burrit, por të njeriut në politik. 

 

Albana Vokshi:“Pa fjalë të lirë, nuk mund të ketë votë të lirë, nuk ekziston as shoqëria e lirë. Në këtë drejtim, vendi ynë vazhdon të bëjë hapa mbrapa me ritme alarmante.
Me nje vendim antidemokratik, media ndalohet të marrë pjesë në komisionet parlamentare, aty ku diskutohen ligjet, ndalohet të pyesë deputetët, ndalohet të jetë aty ku ngjarja ndodh. Në vend të informimit të plotë të publikut, gazetarët urdhërohen të komunikojnë me publikun vetëm përmes pamjeve të regjisë së centralizuar të kuvendit. Vendimi antidemokratik, antikushtetues, i detyron gazetarët të qendrojnë të izoluar në një dhomë, të rrethuar nga Garda e pushtetit.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...