Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Idealizimi i lodhshëm i PD-së dhe mosprekja e socialistëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Partisë Demokratike po i mvishen ditët e fundit vlera gati hipotetike, që po ia shtrojnë edhe më shumë udhën Bashës drejt mandatit të radhës. Aset, vlerë, nevojë, zgjedhje të mira në parti, demokraci përfaqësimi, Sali Berisha lider historik i pakontestueshëm dhe me radhë dëgjohet aradha e madhe të cilësive të një formacioni politik, që e ka humbur busullën. Jo sepse është prej tre mandatesh në opozitë por për një gjë edhe më të lodhshme: nga ligjërimi teorik që e bën këtë parti si e vetmja vlerë për të Djathtën.

Në fakt, ka kohë që ajo nuk e përfaqëson më të Djathtën. Duket se heshtja e të Majtëve e justifikon të gjithën sepse përveç pak ngacmimeve për Bashën dhe vënien në pah të paaftësisë së tij politike me metafora të qeta ka filluar një kinse mbështetje indirekt për të tre mëtonjësit e kryetarit. Është e vërtetë se z. Kadilli krejt vetanak po tregon në nivel ideje kthjellët reforma tepër të nevojshme për partinë Demokratike; ashtu si znj. Harxhi po drejtohet për sfidat e të ardhmes dhe për një parti me fytyrë tjetër; apo Z.Shehaj që po artikulon me shumë vështirësi ndryshime të nevojshme por në thelb të gjithë duan të ruajnë të njëjtën infrastrukturë humane, që do të thotë një front i tërë kundër Socialistëve, më së shumti prej inatit sesa ideologjisë dhe kuptohet ruajtja e staturës së Berishës, që me gjasa do e hedhin shpejt posht pas zhvillimeve që do ndodhin me gjasa në javët në vazhdim.

PD-ja nuk është më kurrsesi partia e fjalës së lirë, e atyre vlerave demokratike që përfaqësonin shtresat që i përshtateshin dhe partia e të rinjve, paçka afrimeve të shumta. PD është realisht një formacion pa identitet dhe një mish-mash, ku bëhet garë për të mbrojtur Berishën dhe ku besnikëria është në ruajtjen e statuskuosë për kryetarin aktual, që thjesht lufton për karrige dhe i mungon edhe elementi bazë i dinjitetit për të mos e nxirë ngado vendin.

E në të gjithë këtë kaos ka vend pse Rama të jetë gjithnjë e më shumë indiferent, kurse shqiptarët të tronditur me një realitet që nuk u përshtatet. Më së shumti me më shumë se 50% të popullsisë, që as nuk denjon të votojë, pasi e shikon në sy katrahurën sesi bëhen zgjedhjet, sesi kryetarët kalcifikojnë partitë dhe mbi të gjitha sesi demokracia është një nocion i paarrirë, pasi fillimisht duhet respektuar te vetë partitë e tyre. Ndaj marrja e tepërt me PD-në, kur është një proces i saj, duket një idealizim i lodhshëm për një forcë që e ka mbyllur misionin e saj, duke i hapur udhë dhe ciklit të ndryshimit të ardhshëm të PS-së, që sot nuk e prek askush sepse duket si forcë politike e arrirë. E vetmja gjë që mbetet realisht është realiteti dhe mësimet që na jep jeta: mbase ajo do na drejtojë në alternativa të tjera politike.

Tags: ben andoniopinionPD

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post

Kontrolle me dronë/Prangosen 7 shoferë, hiqen 91 patenta

Vrojtimi nga Guardia di Financa/ Si u siguruan provat për kanabisin në Krujë

Vrojtimi nga Guardia di Financa/ Si u siguruan provat për kanabisin në Krujë

Indi/ Dy persona hedhin në lumë, trupin e pajetë nga Covid-19 (Video)

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com