Një person i cili kishte dy ditë pa u kthyer në banesë, është gjetur pa shenja jete në një makinë. Burimet paraprake, ende jo zyrtare, thonë se një person rreth 45 vjeç është gjetur i pajetë në një automjet ngjyrë gri në qytetin e Vlorës, pranë zonës së njohur si “Rruga e re”.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ky shtetas ka humbur jetën, dhe nëse kemi të bëjmë me një vrasje.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.