Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një 38-vjeçar ka kanosur dhe përndjekur një çift bashkëshortësh.
Në lidhje me këtë rast, blutë e Durrësit njoftojnë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A.S., 38 vjeç, banues në Durrës.
Ky i fundit ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private të shtetasit A.C., 40-vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.