E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Shpërthimi i tritolit/ Vëllai i pronarit të banesës: S’kemi konflikte me njeri

Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me vendosjen e tritolit në Lushnje. Vëllai i pronarit të banesës, ka përjashtuar mundësinë e një konflikti që ka sjellë në ngjarjen e rëndë. Jetmir Çoku, vëllai i Besnik Çokut, pronarit të banesës ku u vendos tritoli, në një prononcim për mediat është shprehur se kanë qenë në gjumë në momentin e shpërthimit dhe se nuk kanë dijeni për identitetin e autorëve.

“Unë jam vëllai i Besnikut. Kemi qenë në gjumë. Nuk dimë gjë pse e bënë këtë. Ne nuk kemi konflikt me asnjë. Nuk dyshojmë tek askush”, tha ai para mediave.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnje, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ku shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...