Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Analiza/ Superliga ka ndarje asimtrike, futbolli i jugut në krizë

5 vjet ago
in Sport

Kampionati më i lartë i futbollit në Shqipëri, Superliga, luan javën e fundit të mërkurën e 26 majit. Titulli kampion dhe skuadra e dytë që bie në Kategorinë e Parë mbeten ende për t’u zyrtarizuar.

Një Superligë me 10 ekipe ka treguar se ekipet që ngjiten nga e para e kanë shumë të vështirë të mbijetojnë dhe për pasojë Apolonia e pësoi e para këtë sezon. Apolonia ishte dhe skuadra që u ngjit nga “grupi i Jugut” vitin e kaluar në superiore dhe rrëzimi i fierakëve sjell një fenomen interesant në lupën e vëzhgimit; atë të ndarjes veri-jug në Superligë dhe fenomenin tragjik të rënies së qyteteve të mëdha.

Veri-Jug, Superliga ka ndarje asimtrike

Veriu i Shqipërisë përfaqësohet në Superligë me 4 skuadra aktualisht: Vllaznia e Shkodrës, Kukësi, Kastrioti Krujë dhe Laçi (dy prej të cilëve janë në garë matematikisht për titull në javën e fundit).

Shqipëria e mesme ka prezencë me Tirana, Partizani dhe Teutën e Durrësit, me këto dy të fundit që pretendojnë titullin javën e fundit. Nga viti i ardhshëm, Dinamo i kryeqytetit dhe Egnatia e Rrogozhinës i bashkohen Superligës dhe kështu Shqipëria e mesme do të përfaqësohet nga plot 5 skuadra në kampionat, thënë ndryshe 50% e pjesëmarrësve.

Jugu gjendet në pikë të hallit! Dinamo dhe Egnatia ngjiten në vendet e Apolonisë dhe me gjasa Bylisit. Nëse Bylisi bie, Skënderbeu mbetet ekipi i vetëm nga Jugu në kategorinë maksimale të futbollit në vend. Edhe në sezonin aktual, jugu u përfaqësua me 3 skuadra të cilat kanë luajtur për mbijetesë gjatë gjithë kohës.

Nëse Bylis ia del me ndihmën e një kombinimi të vështirë faktorësh të mbijetojë, Superligës nuk i mbetet Skënderbeu si i vetmi ekip jugor sezonin e ardhshëm, por nëse Kastrioti qëndron, supozojmë se fiton dhe ndeshjen shtesë, konfigurimi i Kategorisë Superiore 2021/2022 do të jetë: veriu 4 skuadra, Shqipëria e mesme 5 dhe ugu 1.

Në kategoritë inferior vëzhgimi merr tjetër përforcim kur syri të shkon tek Flamurtari që do të luajë ndeshje shtesë për të mos rënë në të dytën apo Luftëtari që falimentoi dhe e nisi nga viti 0. Berati dhe Pogradeci nuk e luftuan dot Egnatian për ngjitjen.

Lushnja është në grupin e skuadrave që luajtën për të mbijetuar në të parën.

Qytete të mëdha në kategoritë inferiore

Elbasani 129 mijë (Ra në Kategorinë e Dytë)

Vlora 142 mijë (Play out për të mbijetuar në të parën)

Fier 90 mijë

Kamza 88 mijë  (Nuk dihet ku luan)

Berati 62 mijë

Lushnje 54 mijë

Saranda 46 mijë

Kavaja 41 mijë

Pogradec 38 mijë

Gjirokastra 33 mijë

Lezha 30 mijë

Më sipër janë listuar disa nga qytetet e Shqipërisë që nuk përfaqësohen në Superligën Shqiptare sezonin e ri 2021-2022 së bashku me numrin e banorëve për secilin qytet.

Shifrat e populsisë janë marrë vetëm për qytetet pa llogaritur fshatrat përreth dhe vihet re që përtej kryeqytetit ka shumë probleme përsa i përket ekipeve të qyteteve sidomos në jug. /Totila Kotorri-Tirana Today

Tags: - Dinamokampionati shqiptarpartizaniSuperligaTirana

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Zgjedhjet për kreun e PD/ Zheji: Betejë e ashpër, do të ketë përgjakje politike

A rrezikohet Basha në zgjedhje? Ja si përgjigjet Lubonja

Kualifikohen 421 kandidatë për hetues në BKH







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com