Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha, mes përrallës dhe historisë?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Analiza e duhur e zgjedhjeve të 25 prillit me sa duket nuk do të bëhet te PD. Dhe, kjo përbën trishtimin më të madh të së gjithës asaj që lidhet me Demokratët. Basha e tregoi edhe me qëndrimin se është veçse një lider i përkohshëm edhe pse kohëzgjatja e tij në krye të PD-së nuk është më e vogël, pasi kurrë nuk do të jetë personazh real historie politike, përveç faktit që mund të mësohet në katedra sesi humbet.

Alternativa e pritshme dhe gati e siguruar për fitoren e mëtuar të Opozitës rreshti vetëm pak orë pas mbylljes së kutive të votimit të 25 Prillit. Të ketë qenë dhe perceptimi i sondazheve të brendshme të partisë, që nuk bëhen të njohura apo vërtetë nuk e dinin realitetin, kjo do pak kohë të verifikohet! Më saktë, do vërehet tashmë: nëse dihej se nuk mund të përballej e gjithë makineria e frikshme zgjedhore e PS-së apo i besohej më shumë kampit Basha?! Me çfarë po shikohet Basha e ka tashmë pjesën më të madhe të strukturave të PD-së nën mbikëqyrjen e vet dhe kjo është parë nga mbështetja jo e pakët në PD, por edhe vendosja e njerëzve të tij më të afërt në lista. Edhe më keq akoma, historia negative mbetet edhe për strukturat e kësaj partie që nga kryesia që kanë ngritur dorën sipër për propozimet (lexo urdhërimet e tij) dhe mos-reflektimin e Këshillit Kombëtar për strategjitë vazhdimisht të gabuara të PD-së.

Po të shikosh me kujdes në kryesi janë vetëm tre anëtarë që mund të ngrenë zërin, teksa e gjithë pjesa tjetër janë njerëz të kryetarit, që kanë zgjedhur në të njëjtën gjatësi vale të anatemojnë procesin problematik zgjedhor, sipas tyre, në vend t’i kërkojnë vetes dhe Bashës shkaqet e humbjes.

Dhe, kjo është dilema sot, e alternativës politike dhe asaj që presin shqiptarët: A do mundet të reflektojë dot kjo parti edhe pas diskutimeve të sotme që zhvillohen me temën “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit” apo do vazhdojë një luftë hipotetike, që të çon askund?! Shembujt janë të trishtë dhe pranohen me gjysmë zëri dhe nga vetë ata që e mbështetën, kur ngritën dorën për të lenë parlamentin, kur braktisën reformën e ndarjes territoriale, kur nuk u futën në zgjedhjet lokale dhe më shumë akoma që u bënë palë me njerëzit më të anatemuar prej tyre Edi Rama dhe Damian Gjiknuri etj..

Basha nuk do mund të jetë dot kurrë personazh historie, ai i përket thjesht përrallave sesi mund të trashëgohet përgjegjësia e liderit te një parti pa bërë pothuaj asgjë dhe mbajtja me fjalë pa asnjë meritë. Në fakt, edhe Basha me ligjërimin e tij i ngjan më shumë përralltarit sesa njeriut që i takon vendi i tij te historia e PD-së, që për fat të keq ai nuk e trashëgoi për të fituar.

Tags: ben andonilulzim bashaopinion

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
”Zgjedhjet u vodhën”/ Spaho: Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen

''Zgjedhjet u vodhën''/ Spaho: Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen

Nuk e njeh si shtet/ Kazakistani anulon miqësoren me Kosovën

Nuk e njeh si shtet/ Kazakistani anulon miqësoren me Kosovën

Konflikti izraelito-palestinez nxit reagime në Kosovë

Konflikti/ Ditë e përgjakshme në Gaza, 150 persona të vrarë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!
Politikë

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

by mirseda
14:16 | 15/07/2025
0

Përplasja e hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Konispol, Erges Dule, ka marrë një...

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

14:07 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025
Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com