Izraeli ka mbyllur përsëri një pikë kryesore kufitare në Gaza pasi militantët palestinezë sulmuan me raketa në pjesën jugore.
Dy persona, që besohet të jenë punëtorë bujqësorë u vranë dhe 10 u plagosën në anën izraelite. Pika kufiatare ishte hapur për të lejuar hyrjen në kamionë ndihmë nga Jordania, por një autokolonë e veçantë hyri nga Egjipti, shkruan BBC.
Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se kalimi në pikën kufitare ”Kerem Shalom” me Izraelin, ishte një lidhje thelbësore për të marrë ndihmë për ata në nevojë.
Të paktën 212 njerëz, përfshirë 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë. Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, thotë shërbimi i tij mjekësor.
Të martën, Izraeli tha të paktën 150 militantë ishin midis atyre që u vranë në Gaza. Hamasi, grupi militant palestinez që drejton territorin, nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.
Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor.
Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste.