Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Samiti i Bërdo-Brijunit/ Përplasja Kosovë-Serbi për çështjen e kufijve

4 vjet ago
in Rajoni
Samiti i Bërdo-Brijunit/ Përplasja Kosovë-Serbi për çështjen e kufijve

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit nuk arritën që të pajtohen për të gjitha konkluzionet e takimit, ngase Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, u largua para përfundimit të Samitit të Bërdo-Brijunit.

Vuçiq u tha gazetarëve serbë se “nuk ka pranuar që në konkluzionet e takimit të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektimit të mosndryshimit të kufijve të njohur nga Kombet e Bashkuara. Disa mendojnë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen ashtu si u atyre pëlqen, kurse ne mendojmë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, gjë që është në përputhje me rregullat e vendosura nga Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq, pas takimit. Ai insistoi se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.

Ndërkohë, njëri nga nikoqirët e takimit, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se formulimi për deklaratën përfundimtare që kërkoi Presidenti i Serbisë, do të nënkuptonte, që disa shtete, përfshirë edhe Slloveninë dhe Kroacinë, të tërhiqnin njohjen e Kosovës.

“Presidenti Vuçiq nuk ishte kundër që të diskutohej për ndalimin e ndryshimit të kufijve kombëtarë, por ai propozoi një formulim të tillë që do t’i ndalonte të gjitha shtetet që ta njohin Kosovën, sepse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sllovenia dhe disa shtete të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur. Ishte e qartë se ne mund të nisnim diskutimet për këtë temë, por ato nuk do të përfundonin kurrë”, tha Borut Pahor. Kurse Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, tha se “Samiti i Bërdo-Brionit  kishte për qëllim për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor që të përafrohen me BE-në, dhe jo për të komplikuar edhe më tej gjërat”.

Në Bërdo të Sllovenisë, mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila para të pranishmëve tha se “krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës përbëjnë gjenocid”. Sipas saj “pa pranimin e të vërtetës, rajoni nuk mund të ecë përpara”.

“Krimet e kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, tha Vjosa Osmani.

Sidoqoftë, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha pas takimit të Bërdo-Brionit se gjatë diskutimeve të presidentëve të shteteve kishte tone të larta, mirëpo, në fund është arritur pajtueshmëri për t’iu drejtuar Bashkimit Evropian se “shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shihen si një, e jo veç e veç në procesin e zgjerimit të BE.

“Ne bëmë një punë të mirë. Ishte një nga takimet më të vështira, ku të gjithë thanë gjithçka dhe në fund duhej bërë shumë për të arritur një kompromis. Ky nuk është një kompromis bosh. Pra shkurtimisht, ne i bëjmë thirrje BE-së të shohë Ballkanin Perëndimor si një tërësi, jo vetëm si vende individuale me të cilat Komisioni Evropian po negocion. Kjo nuk ka ndodhur deri më tash”, tha Borut Pahor.

Në Samitin e Bërdo-Brijunit morën pjesë Presidentët e vendeve të rajonit të Ballkanit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, Stevo Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegvoina, tre anëtarë të presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Millorad Dodik. Samiti i Bërdo-Brionit është nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, që ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane. Takimi i sotën në Slloveni shënon 10 vjetorin e kësaj nisme./DW/

 

Tags: kosovasamiti i Bërdo-BrijunitSerbiaVjosa OsmaniVucic

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Nishani e akuzoi si ish-sigurims, politikani demokrat e padit për shpifje

Shkenca është konkurrencë dhe jo monopol i disave!

Nostalgji futbolli/ Tomasi, lojtari i Romës që mblodhi para për Kosovën

Nostalgji futbolli/ Tomasi, lojtari i Romës që mblodhi para për Kosovën

Njëri i dënuar me 16 vite burg, Interpol ekstradon dy shqiptarë nga Athina

Kavajë/ Kapet 59-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

by mirseda
12:34 | 28/07/2025
0

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e...

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com