E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Nostalgji futbolli/ Tomasi, lojtari i Romës që mblodhi para për Kosovën

22 korrik 2004

Gjatë një miqësoreje midis Romës dhe Stok Sitit, një mbrojtës trupmadh dhe i pakoordinuar nga Irlanda e Veriut, Geri Tagart bën një ndërhyrje absurde ndaj Damiano Tomasit dhe i dëmton gjurin.

Diagnoza e dëmtimit duket si një buletin lufte: deformime komplekse të të gjitha strukturave kapsulo-ligamentoze të gjurit të djathtë, këputje e meniskëve të brendshëm dhe të jashtëm, këputje e kryqëzimit të përparmë dhe të pasmë, këputje e kolateralit medial, këputje e ligamenteve të kofshës së djathtë.

Në një moment kaq tragjik, Damiano Tomasi dëshmon edhe një herë se është një lojtar “ndryshe”.

Ai është një person me parime shumë të larta morale dhe ideja për të fituar shumë para pa bërë asgjë nuk e bën atë të jetë në paqe me veten. I kërkon Romës një gjë:

“Më jepni pagën minimale të kërkon ligji, 1500 euro, derisa të kthehem të luaj”.

Rehabilitimi do të zgjasë 15 muaj, por kthimi në fushë do të jetë i paharrueshëm: më 27 nëntor 2005, në ndeshjen Roma-Fiorentina, Tomasi kthehet në fushë dhe gjithashtu shënon gol.

Shpërblimi i duhur për një lojtar të shkëlqyeshëm dhe një njeri të mrekullueshëm.

Një djalosh që nuk ishte kurrë banal, ai që në 2001-shin bleu një kodër të tërë në Valpolicella, me një vilë, një kishë të shekullit të 15-të, plus 100 hektarë pyje dhe 12 vreshta (me vlerë 3 miliardë) dhe ia dha të gjitha një komuniteti lokal.

Ai që mblodhi gjobat e paguara nga shokët e ekipit për të ndërtuar fusha futbolli në Kosovë.

Një nga ata njerëz gjithnjë e më të rrallë në botën e futbollit. /Tirana Today

Lexo edhe :   Nostalgji futbolli/ Sot ka ditëlindjen, dy histori me Karlo Ançelotin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...