T.Kotorri/
Teksa bëhen gati të mbyllen kampionatet kryesore europiane të futbollit mbeten ende disa verdikte për t’u vulosur.
Tituj kampionë, kualifikime europiane dhe rënie e ngjitje nga kategoria, Tirana Today hedh lupën nëpër evropën e futbollit për të qartësuar shikimin e çdo tifozi.
Të martën dhe të mërkurën janë luajtur ndeshje të rëndësishme në Itali, Angli dhe Spanjë (por jo vetëm) që na kanë qartësuar ende më shumë disa nga përfundimet e sezonit actual 2020-2021.
Mançester Siti rikthehet të jetë kampion i Anglisë, në Gjermani Bajerni e ka siguruar Bundesin e 9-të radhazi dhe por në Francë si kurrë më parë këto vitet e fundit ka luftë deri në fund. Spanja ende ka 3 ekipe matematikisht pretendentë.
Angli
Në ishull Siti është kampion tashmë edhe zyrtarisht. Ndeshja Mançester Junajtid – Leister 1-2 i dha ‘qytetarëve’ titullin kampion dhe njëkohësisht trazoi ëndrrat dhe shpresat e ekipeve ndjekëse karshi Leisterit për zonën Champions.
Zona Champions është një rebus më vete ende. Siti dhe Junajtid do të sigurojnë dy vendet e para që do të thotë Champions gjithashtu vitin e ardhshëm.
Arsenali ndali Çelsin në Stamford Bridge mbrëmë dhe kjo ringrin shpresat e humbura të Liverpulit dhe Uest Hemit për një vend të katërt pasi siç thamë Junajtid – Leister 1-2 i goditi fort një ditë më parë.
Sonte Mançester Junajtid – Liverpul. Liverpulit i duhet me patjetër një fitore për të mbetur në lojë.
Në lojë për dy vendet e tjera janë :
3- Leister 66 pikë (Çelsi, Totenhem)
4- Çelsi 64 pikë (Leister, Aston Vila)
5-Uest Hem 58 (Brajton, Uest Brom, Sauthempton)
6-Liverpuli 57 (Junajtid, Uest Brom, Bërnlej, Kristal Palas)
Liverpulit i duhet t’i fitojë të katër ndeshjet e veta për të shpresuar (Junajtid, Uest Brom, Bërnlej, Kristal Palas). Nëse Liverpuli i fiton të gjitha Çelsit i duhen 2 fitore nga 2 ndeshjet e ardhshme (Leister, Aston Vila). Leisterit i duhet të djersijë pasi aktualisht në vendin e tretë ka 2 përballje ‘bombë’ deri në fund (Çelsi, Totenhem). Uest Hemi ka kalendar relativisht të lehtë (Brajton, Uest Brom, Sauthempton).
Për një vend në europë luajnë dhe Totenhemi me Evertonin por që u duhen fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura sepse lufta është e ashpër.
Arsenali është aty gjithashtu pork a luajtur ndeshje më shumë.
Arsenali që me shumë gjasa për herë të parë e mbyll sezonin pa u kualifikuar në Europë pas 26 vitesh.
Përsa i përket mbijetesës; Shefilldi dhe Uest Bromi tashmë janë të rrëzuar në Championship ndërsa Fulhemi gjithashtu humbi shansin e fundit pasi u mund nga Bërnlej.
Itali
Në Serie A është dhënë verdikti primar; titulli kampion i përket Interit. Bluzinjtë milanezë rikthehen të fitojnë titullin dhe një trofe që nga viti i madh 2010 kur siguruan një triplet historike për klubin dhe futbollin Italian.
Lufta për zonën Champions është tejet interesante megjithë ‘goditjen’ që Juventusi mori në ndeshjen direkte ndaj Milanit.
Katër ekipe për 3 pozita.
2-Atalanta 75 pikë (Xhenoa, Milan)
3-Milani 75 (Kaljari, Atalanta)
4-Napoli 73 (Fiorentina, Verona)
5-Juventusi 72 pikë (Inter, Bolonja)
Më të favorizuarit duken ata të Atalantës që po kalojnë formën më të mirë, janë të dytët dhe presin Milanin në shtëpi. Milani mjafton të fitojë 1 nga 2 ndeshjet e tij për të riparë dritat e skenës së madhe europiane për herë të parë që nga koha që tani duket si parahistorike. Napoli duket se po ecën me hapa të sigurtë mirëpo nuk bën dot llogari me Juven pas shpine dhe në fund Juventusi totalisht me moral përtokë por që me dy fitore mund të shpresojë.
Lacio vitin tjetër luan në Europa League ndërsa Roma me Sasuolon luftojnë për një pozicion në Conference League.
Përsa i takon mbijetesës; Krotone dhe Parma janë të rënë matematikisht ndërsa Benevento ka ene shpresa. Beneventos i duhet të rekuperojë 4 pikë ndaj Specias apo Torinos ose nëse i fiton të dyja ndeshjet e mbetura rrezikon Kaljarin që është +5 me 3 ndeshje nga fundi, Xhenoa shpëtoi dje matematikisht.
Spanjë
1-Atletiko 80 pikë (Osasuna, Vajadolid)
2- Barcelona 76 (Selta, Eibar)
3- Real Madrid 75 (Granada, Bilbao, Vijareal)
Tirana Today e pat paralajmëruar që para dy muajsh që gara në Spanjë do të shkonte më tre kuaj deri në ndeshjen e fundit. Kampionati spanjoll më i bukur se kurrë me tre konkurrentë mëse të denjë shkon në grahmat e fundit me shumë premtime për emocione.
Atletiko favorit pasi e ka në dorë fatin e vet por një hap fals i’a heq trofeun nga duart nëse Reali i fiton të gjitha.
Sevilja ekipi i katërt që hyn në Champions nga Spanja.
Sosiedadi sërish në Europa League për të dytin vit rradhazi. Betis po ashtu favorit për Europën ndërsa Vijareali zbriti në vendin që të çon në Conference League.
Mbijetesa është po aq e luftuar sa kreu: 6 skuadra për të evituar 3 pozicione me 6 pikë diferencë por dy prej tyre që aktualisht bien direkt;Vajadolidi dhe Eibari kanë nga një ndeshje më pak.
Gjermani
Bajerni ka siguruar titullin e 9-të radhazi në Bundesligë. Në gjermani mbeten edhe 2 javë për t’u mbyllur sezoni.
Lajpcigu shkon në Champions, Volfsburgu në vendin e tretë duket super i favorizuar për t’u rikthyer në arenën e kampionëve pas 5 vitesh.
Dortmundi mban vendin e 4-t vetëm 1 pikë mbi Frankfurtin. Pra dy vende për 3 ekipe:
3-Volfsburg 60 pikë (Lajpcig, Mainc)
4-Dortmund 58 pikë (Mainc, Leverkusen)
5- Frankfurt 57 pikë (Shalke, Frajburg)
Për vendin e 6-të në Gjermani që të dërgon në Conferene League duket se mbetet vetëm Leverkuseni pasi është 5 pikë para dyshes: Gladbah, Union Berlin, me dy ndeshje nga fundi.
Në Bundes Shalke ka rënë në 2.Bundesliga. Këlni ka ende shanse pasi është 2 pikë poshtë mbijetesës që janë Arminia (për momentin luan ndeshje shtesë me një ekip nga liga e dytë) dhe Verderi që për momentin shpëton direkt. 5 ekipe luajnë për t’i shpëtuar vendit të 17-të që të rrëzon direkt dhe 16-tit që të shpie në ndeshje shtesë.
Francë
Franca ka surprizuar gjithe opinionin sportive këtë sezon. Luhet për gjithçka me dy javë nga fundi. Ajo që bën habi më shumë? Titulli kampion jo vetëm që PSG nuk e ka siguruar 10 javë para por rrezikon seriozisht ta lëshojë fronin këtë sezon. Lila ka bërë sezon fantastik dhe ka mundësinë e jetës për të gjunjëzuar 3 rivalë. Ja situate me dy ndeshje nga fundi:
1-Lila 79 pikë (St Etien, Angers)
2-PSG 76 (Reims, Brest)
3- Monako 74 (Rennes, Lens)
4-Lion 73 (Nimes, Nice)
Luhet ngushtë dhe për vendin e fundit që të shpie në Champions, ai i 3-ti që momentalisht mbahet nga monegaskët e Monakos. 1 pikë avantazh që premton luftë në distancë deri në sekondat e fundit.
Marseja mban vendin e 5-të që përkthehet në Conference League pork a vetëm një pikë avantazh ndaj Lend dhe Rennes.
Në Francë Dijon ka rënë me kohë nga kategoria. Nimes rrezikon pork a diferencë 2 pikë nga ndeshja shtesë dhe 3 nga shpëtimi por i duhet kombinim i fitoreve të veta me humbjet e rivalëve. Nantes është 1 pikë larg evitimit të bdeshjes shtesë.
Holandë: Ajaksi kampion, PSV (68 pikë) dhe Alkmar (67 pikë) luajnë për vendin në Champions me dy ndeshje nga fundi.
Portugali: Sportingu me 8 pikë avantazh kur kanë mbetur 3 ndeshje, mission i pamundur për Porton. Benfika e 3-ta hyn në Champions.
Rusi: Zeniti kampon edhe këtë herë. Lokomotiva kërcënohet nga Spartaku i Moskës për vendin e 2-të që do të thotë pjesëmarrje në Champions. Rubini, Sochi dhe CSKA-ja luajnë për Europa League.
Turqi: Besiktas (81 pikë), Galatasarai (81) dhe Fenerbahçe (79) pretendojnë titullin në javën e fundit:
Galatasarai-Yeni Malatyaspor
Goztepe-Besiktas
Kayserispor-Fenerbahçe
Bullgari: Ludogorets kampion
Kroaci: Dinamo Zagreb kampion
Greqi: Olimpiakos kampion
Maqedoni: Shkëndija kampion
Skoci: Rejnxhërs kampion /Tirana Today