Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

A mund të vaksinohen personat me alergji? Brataj publikon studimin e fundit

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj ka sqaruar qytetarët të cilët kanë alergji, nëse mund të vaksinohen ose jo me vaksinat kundër koronavirusit.

Brataj publikoi një studim shkencor të ditëve të fundit, ku u shpreh se vaksinat janë të sigurta për personat me alergji të rënda të shkaktuara nga ushqimet, medikamentet, latex dhe helmit të bletës.

Sipas tij, duhet të bëjnë kujdes personat me histori të njohura nga reaksione të rënda alergjike ndaj ndonjë prej përbërësve të vaksinës, pasi nuk duhet ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19.

Ndër të tjera, Brataj tha se është e rëndësishme për personat që shkojnë te mjeku të referojnë llojin e allergjisë dhe shkaktarin nëse e njohin atë.

Postimi i Bratajt në rrjetin social, Facebook

VAKSINAT DHE ALERGJITË!

Shumë qytetarë me sëmundje të ndryshme, por sidomos me alergji i janë drejtuar faqes tonë dhe mua personalisht, nëse mund të vaksinohen apo jo!

Po sjell një publikim shkencor të ditëve të fundit mbi këtë argument.

Vaksinat mRna për Covid-19: Personat me alergji mund të imunizohen pa probleme!

Vaksinat kundër Covid-19 janë të sigurta për personat me alergji të rënda të shkaktuara nga ushqimet, medikamentet, latex dhe helmit të bletës, sipas një studimi të botuar në Journal of Alergy and Clinical Immunology: In Practice. I vetmi kundërindikacion që “Food and Drug Administration “(FDA) rekomandon, është që individëve me histori të njohura nga reaksione të rënda alergjike ndaj ndonjë prej përbërësve nuk duhet ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19!

Vaksinat kryesisht kanë përbërës të ndryshëm si:

  • Vetë antigjeni imunizues që përfaqëson përbërësin aktiv që mund të formohet nga një molekulë e vetme ose nga një kompleks substancash;
  • Tretësirë fiziologjike ose ujë i distiluar steril.
  • Konservantë: një nga konservuesit më të përdorur gjerësisht në përgatitjen e vaksinave është timerosali (ose tiomersal ose mercuriotiolatuar);
  • Stabilizues, xhelatinë dhe albuminë, të përdorura në disa vaksina për të stabilizuar antigjenin;
  • Antibiotikë (neomicina, streptomicina, kanamicina): përdoren në doza shumë të ulta për të parandaluar rritjen e baktereve;
  • Adiuvatët (ndihmës): këto janë substanca që i shtohen vaksinës, rrisin imunogjenitetin, përmes aktivizimit dhe / ose zgjatjes së efektit stimulues dhe kështu lejojnë të zvogëlojnë sasinë e antigjenit dhe numrin e dozave. Adjuvantët zakonisht përbëhen nga grimca mikroskopike (alumini, kripëra alumini) me të cilat shoqërohet substanca imunogjene. Përdorimi i tyre është thelbësor kur përbërësit e vaksinës përbëhen nga anatoksina ose antigjene të thjeshta proteinike (peptide), të marra me teknikën e ADN-së rekombinante.

Reaktogjeniteti i një vaksine është aftësia për të nxitur efekte të padëshirueshme dhe mund të lidhet me përbërësit e vaksinës (antigjen imunizues, përbërës, konservatë dhe stabilizues), gabime të administrimit dhe karakteristikat e pacientit. Për OBSH, mbikëqyrja e efekteve anësore të vaksinës është një pjesë integrale e të gjitha programeve të vaksinimit, së bashku me mbikëqyrjen epidemiologjike të sëmundjeve të trajtuara. Të gjithë këta elementë  që shkruam më lart nuk janë të gjitha së bashku përbërës të një vaksinine. Një ose dy prej tyre mund të jenë pjesë e një vaksine. Prandaj është e rëndësishme kur shkoni te mjeku të referoni llojin e allergjisë dhe shkaktarin nëse e njihni atë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu këshillon që personat me histori reaksioni të menjëhershëm alergjik ndaj një vaksine ose medikamenti, pas   injektimit të vaksinës të rrinë në vëzhgim 30 minuta pas vaksinimit për Covid-19. Të gjithë individët e tjerë duhet të vëzhgohen për 15 minuta.

“Raportet e reaksioneve të mundshme alergjike kanë ngritur shqetësimin e publikut. Për të dhënë siguri dhe mbështetje gjatë fushatës globale të vaksinimit, alergologët  dhe specialistët e tjerë duhet të ofrojnë udhëzime të qarta për individët, bazuar në informacionin më të mirë të disponueshëm, por gjithashtu në përputhje me rekomandimet e agjencive rregullatore “, shpjegon Kimberly Blumenthal, nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts., autore e këtij studimi. Kërkuesit shkencor ekzaminuan të dhënat e më shumë se 65,000 njerëz të imunizuar me vaksinat Pfizer dhe Moderna, dhe zbuluan se reaksionet e rënda alergjike ishin shumë të rralla.

Pas kryerjes së një vlerësimi të rrezikut, ekspertët sugjerojnë që një triazh fillestar me pyetje të thjeshta dhe të qarta është i mjaftueshëm për të identifikuar se kush mund të marrë vaksinat dhe se nuk ka nevojë për një vizitë alergologjike. Vetëm individët që kanë pasur një reaksion të mëparshëm të rëndë alergjik ndaj polietilen glikolit, një nga përbërësit e vaksinës, duhet të kërkojnë këshilla nga specialisti, i cili do të jetë në gjendje të kryejë teste për të hetuar çështjen. “Me përvojën, ne jemi në gjendje të ngushtojmë ndjeshëm grupin e pacientëve me alergji të mëparshme të cilët kërkojnë vlerësim specialisti para vaksinimit për Covid-19”, përfundon Blumenthal.

Tags: alergjiCOVID-19skender bratajvaksina

TË LIDHURA

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi
Aktualitet

U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

20:48 | 04/02/2026
Next Post
Yield-et e bonove 12-mujore normalizohen pas rënies së ndjeshme të muajit prill

Yield-et e bonove 12-mujore normalizohen pas rënies së ndjeshme të muajit prill

Mbledhja në PD/ Marku: Mua lezhjanët më kërkojnë t’ju mbroj votën me protesta

Mbledhja në PD/ Marku: Mua lezhjanët më kërkojnë t’ju mbroj votën me protesta

Igli Tare tenton goditjen e madhe, sulmuesi i Junajtid pranë kalimit te Lacio

Igli Tare tenton goditjen e madhe, sulmuesi i Junajtid pranë kalimit te Lacio







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

by mirseda
21:16 | 04/02/2026
0

Mbrëmjen e sotme, rajoni juglindor i Shqipërisë përjetoi disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme, të regjistruara me interval...

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Kushtetuesja e Kosovës: Nënkryetari serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Kushtetuesja e Kosovës: Nënkryetari serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë

20:58 | 04/02/2026
U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

20:48 | 04/02/2026
Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

20:31 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com