E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Mbledhja në PD/ Marku: Mua lezhjanët më kërkojnë t’ju mbroj votën me protesta

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mblodhi në selinë blu deputetët fitues nga zgjedhjet e 25 prillit, si dhe kandidatët të cilët nuk arritën që të fitonin një mandat për legjislaturën e ardhshme në Parlament.

Mësohet se gjatë takimit është zhvilluar një debat midis Bashës dhe të pranishmëve, lidhur me dorëheqjen e tij nga drejtimi i PD-së, apo mos hyrjen në Parlament.

Por, kryedemokrati ka shuar të gjitha zërat për një dorëheqjen e tij, dhe konfirmoi se do të hyjnë në Parlament, për të faktuar atë që ai e quan masakrën elektorale të 25 prillit.

Ndërkohë y deputetët e rinj të Lezhës, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, kanë kërkuar protesta, teksa Basha nuk e ka përjashtuar si mundësi.

Pjesë nga biseda në mbledhjen e PD ditën e djeshme

Lulzim Basha: Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.

Mark Marku: Ne duhet të jemi koherentë. Atë që themi tani, ta themi edhe në shtator. A do të hyjmë në Parlament ,apo jo?

Lulzim Basha: Ne do të hyjmë në Parlament, do të shfrytëzojmë çdo mënyrë për të denoncuar masakrën elektorale që është bërë në 25 prill. Zgjedhjet janë manipuluar. Në PD ka një grup që punon 24 orë për të mbledhur të gjitha faktet për të bërë librin e zi. Juristët po e ndjekin këtë çështje në tri drejtime. Me këqyrjen e pamjeve filmike, me provat e tjera në terren dhe me ankesat që do të depozitojmë.

Lexo edhe :   BE-Franca kundër Ruçit/ Kuvendi reflekton me vonesë, fton gazetarët në takim

Mark Marku: Këto janë çështje juridike që duhet t’i ndjekin juristët e PD. Kjo nuk na hynë në punë neve. Mua lezhjanët më kërkojnë se si do t’ua mbroj votën, duan protesta. Le të ngrihemi në protesta! Ndryshe përse duhet të shkojmë në struktura, çfarë duhet t’u themi, të shkojmë të pimë raki me ta?! (Mark Marku ka marrë edhe mbështetjen e Gjekmarkajt).

Lulzim Basha: Protestat janë gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por puna është se duhet të dimë se ku shkojmë me protestat. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme. Për momentin duhet të përfundojmë procesin e mbledhjes së fakteve që do vijojë deri të hënën e ardhshme. Kemi bërë 190 padi penale gjatë gjithë fushatës dhe do të vijojmë ta bëjmë.

Lexo edhe :   BE-Franca kundër Ruçit/ Kuvendi reflekton me vonesë, fton gazetarët në takim

Bujar Leskaj: Ne kemi çuar në SPAK çdo njeri të mundshëm, por a kemi çuar ne në SPAK Edi Ramën?

Lulzim Basha: Sigurisht që do ketë padi penale edhe në emrin e tij të drejtpërdrejtë. Nga 9 padi penale që do të depozitohen këto ditë duke filluar nga nesër (sot), ku 4 ose 5 padi janë në emër të Edi Ramës. Njëra prej tyre bën fjalë për urdhërimin nga Edi Rama për lirimin e një bande kriminale para zgjedhjeve.

Xhelal Mziu: Në Qarkun e Dibrës gjatë javës së fundit të zgjedhjeve janë shpërndarë paga lufte nga pandemia.

Aldo Bumçi: U bënë një javë nga përfundimi i numërimit edhe për kandidatët, ndërkohë nuk ka një deklaratë të qartë nga ana jonë se çfarë do bëjmë?! Do t’i njohim zgjedhjet apo jo?

Lulzim Basha: Mendoj se kam qenë shumë i qartë nga dy deklaratat që kam dhënë dy ditët e fundit. Nuk e di se çfarë paqartësie ka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...