Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ Shtohen udhëtimet ajrore, BE zbut kufizimet për Covid-in

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA/ Shtohen udhëtimet ajrore, BE zbut kufizimet për Covid-in

Udhëtimet ajrore në SHBA arritën nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë mëse 13 muaj më parë, kurse zyrtarët e Bashkimit Evropian po propozojnë të lehtësojnë kufizimet për vizitorët në kontinent tani që shpërndarja e vaksinave po e ul numrin e infeksioneve dhe vdekjeve në vendet më të pasura.

Por kjo tablo përmirësimi në shumë vende është në kontrast me përkeqësimin e katastrofës në Indi.

Në SHBA, numri mesatar i rasteve të reja ra nën 50,000 në ditë, për herë të parë që nga tetori. Ndërkohë, sipas zyrtarëve, gati 1.67 milion njerëz kaluan nëpër pikat e kontrollit të aeroporteve të dielën, numri më i lartë që nga mesi i marsit të vitit të kaluar.

Las Vegasi është përsëri aktiv pas rritjes së kufijve të kapacitetit të kazinove u rrit në 80% ndërsa distanca nga personi në person u ul në 1 metër.

Por me daljen e varianteve më ngjitëse, përpjekjet janë përqendruar te vaksinimet. Në Detroit, zyrtarët filluan të shkonin derë më derë për të bindur banorët të imunizoheshin.

Brazili, dikur epiqendra e pandemisë, është tani pas Indisë krematoriumet nuk kanë më kapacitet. Kjo situatë po tregon se pandemia është larg së përfunduari.

SHBA dhe vendet e tjera po shpejtojnë të ndihmojnë Indinë, e cila raportoi gati 370,000 raste të reja dhe më shumë se 3,400 vdekje të hënën – shifra që ekspertët besojnë se janë mjaft larg realitetit për shkak të një mungese të madhe të testimeve dhe raportimit të mangët.

BE PROPOZON LEHTËSIMIN E KUFIZIMEVE

Zyrtarët e BE-së njoftuan një propozim të hënën për të zbutur kufizimet për turistët në bllokun prej 27 vendesh, megjithëse vendimi përfundimtar varet nga vendet anëtare.

“Është koha për të ringjallur industrinë e turizmit në BE dhe për rigjallërimin e miqësive ndërkufitare në mënyrë të sigurt”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një situatë të mirë shëndetësore,” tha ajo.

Në Greqi, restorantet dhe kafenetë rihapën pjesët e tyre të jashtme të hënën pas gjashtë muajsh mbylljeje. Në Francë, shkollat e mesme u rihapën dhe u hoq ndalimi i udhëtimeve si familje.

Në Gjermani, zyrtarët bavarezë anuluan Oktoberfest-in për të dytin vit radhazi për shkak të rreziqeve të sigurisë. Festa e birrës zakonisht tërheq rreth 6 milion vizitorë nga e gjithë bota.

Në Itali, ekspertët mjekësorë dhe politikanët shprehën shqetësimin për një rritje të mundshme të infeksioneve pasi dhjetëra mijëra tifozë futbolli u grumbulluan në sheshin kryesor të Milanos të dielën për të festuar fitoren e kampionatit nga Interi.

Aktualisht, udhëtimi drejt vendeve të bllokut është jashtëzakonisht i kufizuar, me përjashtim të një numri të vogël vendesh me shkallë të ulët infeksioni. Por me afrimin e sezonit turistik, Komisioni Evropian shpreson që rekomandimet e reja do të zgjerojnë në mënyrë dramatike numrin e atyre vendeve.

“Komisioni propozon lejimin e hyrjes në Bashkimin Evropian për arsye jo-të-domosdoshme, jo vetëm për individët që vijnë nga shtetet me situatë të mirë epidemiologjike, por gjithashtu për njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së autorizuar nga BE-ja”, thuhet në propozimin e Komisionit Evropian.

Vaksinat kundër koronavirusit të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i bllokut, përfshijnë vaksinat e kompanive Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. EMA nuk ka miratuar asnjë vaksinë nga Rusia apo Kina, ndërsa po shqyrton të dhënat për vaksinën ruse Sputnik V.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian besojnë se fushata e vaksinimit të bllokut do të ketë së shpejti efektin e duhur në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Propozimi për zbutjen e kufizimeve do të diskutohet këtë javë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian. Komsioni Evropian shpreson që propozimi të hyjë në fuqi deri në qershor.

Vendet e Bashkimit Evropian gjithashtu mund të vendosin në mënyrë individuale për të pranuar udhëtarë të imunizuar me vaksinat e rekomanduara për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH ka miratuar përdorimin e vaksinave të njëjta që ka miratuar EMA, dhe pritet që së shpejti të marrë një vendim mbi vaksinën kineze Sinopharm.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Adalbert Jahnz, tha se udhëtarët e vaksinuar plotësisht që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian duhet të lejohen të vizitojnë Evropën. Ai këmbënguli se propozimi nuk synon përjashtimin e tyre nga testimi apo karantinimi pas mbërritjes. “Kjo varet nga vendet anëtare”, tha ai.

Komisioni po ashtu propozoi rritjen e pragut të shkallës së infektimeve të reja që aktualisht përdoret për të përcaktuar se nga cilat vende lejohen të gjitha udhëtimet.

“Udhëtimet jo-të-domosdoshme, pavarësisht nga statusi individual i vaksinimit, aktlualisht lejohen vetëm nga shtatë shtete me një situatë të mirë epidemiologjike.”

Aktualisht, nëse një vend ka 25 të infektuar për 100 mijë banorë në një hark kohor prej 14 ditësh, udhëtarët nga ai vend mund të vizitojnë BE-në. Propozimi kërkon rritjen e këtij pragu në 100 të infektuar për 100 mijë banorë.

“Shifra mbetet dukshëm poshtë mesatares aktuale të BE-së, e cila është mbi 420”, thuhet në propozim.

Është e paqartë se cilat vende aktualisht plotësojnë kushtet, por një zyrtar i Bashkimit Evropian, i cili nuk ishte i autorizuar të citohej me emër, sepse propozimi ende nuk është miratuar, tha se Izraeli patjetër që i plotëson kushtet.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet me pikëpyetje dhe SHBA për momentin jo. Por po shohim se sa shpejt po ndryshon situata në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht shkalla e vaksinimit”, tha ai.

Në rast se situata e infeksioneve përkeqësohet në një vend jashtë bllokut, Komisioni ka propozuar një “bllokim urgjent” për të ndaluar hyrjen e varianteve të rrezikshme në bllok përmes miratimit me shpejtësi të kufizimeve për udhëtarët.

Zyrtarët e bllokut dhe të shteteve po diskutojnë rreth mundësisë së një çertifikate për COVID-19, që synon lehtësimin e udhëtimeve nëpër rajon gjatë verës.

Dokumentet, ndonjëherë të quajtura pasaporta të koronavirusit, ose çertifikata jeshile, do t’u jepeshin banorëve të Bashkimit Evropian që mund të provojnë se janë vaksinuar ose e kanë marrë veten nga COVID-19.

“Deri në futjen në funksionim të çertifikatës dixhitale, vendet anëtare duhet të jenë në gjendje të pranojnë çertifikata nga vende jashtë BE-së”, tha Komisioni, duke shtuar se fëmijët e pavaksinuar duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë me prindërit e tyre të vaksinuar nëse janë të pajisur me dokumentacion që tregon se janë negativ për virusin përmes testit PCR./VOA/

Tags: beCOVID-19kufizimeSHBA

TË LIDHURA

Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8
Bota

Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8

16:39 | 23/05/2025
Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë
Bota

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë

15:04 | 23/05/2025
SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut
Bota

SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

14:47 | 23/05/2025
Next Post
Gjërat që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë ende plotësisht

Gjërat që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë ende plotësisht

”Nuk ka kuptim të vazhdoj më”/ Muriqi kërkon largimin nga Lazio

''Nuk ka kuptim të vazhdoj më''/ Muriqi kërkon largimin nga Lazio

Studimi: Agjërimi i herëpashershëm, mund të ulë presionin e gjakut

Studimi: Agjërimi i herëpashershëm, mund të ulë presionin e gjakut

JU REKOMANDOJMË

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

by mirseda
17:08 | 23/05/2025
0

Një 32-vjeçar, që akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj kushëririt të tij, u vu në pranga. Gjykata e...

Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

17:05 | 23/05/2025
“Mu fik drita e syrit”, pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë

“Mu fik drita e syrit”, pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë

17:03 | 23/05/2025
Heroi shqiptar në Angli, 65-vjeçari shpëton 7- vjeçaren nga mbytja

Heroi shqiptar në Angli, 65-vjeçari shpëton 7- vjeçaren nga mbytja

17:00 | 23/05/2025
Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8

Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8

16:39 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com