Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

LSI: Të rinumërohet Durrësi e Berati, të ribëhen zgjedhjet në Gjirokastër

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
LSI: Të rinumërohet Durrësi e Berati, të ribëhen zgjedhjet në Gjirokastër

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë një goditje të forte Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi ishte partia e cila humbi më shumë nga votimet e së dielës.

Nga 19 mandate të fituara në zgjedhjet e vitit 2017, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi pati rënie drastike, teksa siguroi vetëm 4 mandate për legjislaturën e ardhshme.

Megjithatë, kjo forcë politike pretendoi se votat u manipuluan, dhe vetë Kryemadhi u shpreh përmes një deklaratë për mediat ditën e djeshme, se beteja vazhdon.

Ndërkohë, sot Sekretari i Përgjithsëm i LSI, Endrit Braimllari doli në një deklaratë, për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore që ndodhi me 25 prill, për të cilën akuzon mazhorancën.

Gjatë fjalës së tij, Braimllari u shpreh se LSI ka evidentuar manipulimet e procesit zgjedhor, të cilat po evidentohen, dhe do të ankimohen.

Braimllari informoi se LSI ka depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e mazhorancës, që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.

Gjithashtu, ai bëri të ditur disa ankimime për një sërë parregullsish në qendra votimi, si dhe kërkoi ribërjen e zgjedhjeve në Gjirokastër.

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Të nderuar qytetarë është shume e qartë dhe po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet.

Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një.

Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.

Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar.

Por, ndërkohë kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.

Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe  të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.

Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.

Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore.

Do te depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit.

Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë process.

Kërkojmë nga KQZ, administrim me përgjegjësi absolute të të gjithë materialeve të votimit. Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera.

Ndërkohë, do të vijojnë ankimimet në të gjitha qarqet pas kqyrjes së pamjeve filmike.

Ky evidentim dhe ky proces do të vazhdojë më përgjegjësi deri në fund për të zbardhur të vërtetën të masakrës dhe manipulimit që i është bërë vullnetit të shqiptarëve dhe votës së tyre.

Faleminderit.

Tags: endrit barimmlarilsizgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat
Aktualitet

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:55 | 05/02/2026
“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën
Aktualitet

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

09:10 | 05/02/2026
Next Post
Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi

Koronavirusi, 5 viktima dhe 108 raste të reja në 24 orët e fundit

Mbeti jashtë Kuvendit/ Majko: Isha i bindur se do fitonim 19 mandate

Mbeti jashtë Kuvendit/ Majko: Isha i bindur se do fitonim 19 mandate

”E quajti shalqi me provë”, Basha i përgjigjet Ramës

Psikoza e një shoqërie që fajëson viktimën







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali
Rajoni

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

by mirseda
10:10 | 05/02/2026
0

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Porcari, një komunë në provincën e...

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

09:59 | 05/02/2026
Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:55 | 05/02/2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

09:38 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com