E diel, 17 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

Mbeti jashtë Kuvendit/ Majko: Isha i bindur se do fitonim 19 mandate

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko nuk do të jetë në legjilaturën e ardhshme të Kuvendin, pasi nuk arriti të fitonte mandatin, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

I renditur i 19-ti në qarkun e Tiranës, Majko nuk mundi të thyejë herësin, për shkak se Partia Socialiste siguroi 18 mandate.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko u shpreh se nuk do të jetë deputet, edhe pse ishte një nga 10 kandidaturat më të votuara.

Ai deklaroi se fushatën për veten e tij e kaloi në plan të dytë, pasi ishte i bindur se PS do arrinte që të fitonte 19 mandate.

Postimi i Majkos në rrjetin social, Facebook

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!        

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

Tiranë 30 Prill 2021

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...