Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse rastet me Covid nuk po bien, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse rastet me Covid nuk po bien, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit?

Nga: Ivan Pereira “ABC News”

Shtetet në të gjithë SHBA-në po raportojnë një numër të madh njerëzish që marrin dozat e tyre të vaksinës kundër koronavirusit, dhe sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gati 95 milion doza janë administruar vetëm gjatë muajit të fundit.

E megjithatë, pavarësisht kësaj numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara nuk ka pësuar ndonjë rënie dramatike. Përkundrazi, për momentin ka një mesatare 7-ditore që i kalon rreth 60.000 raste në ditë, po sipas të dhënave të CDC.

Por dr.Xhon Braunshtein, epidemiolog në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe një kontribues i ABC News, tha se nuk ka asnjë arsye të menjëhershme për t’u alarmuar, pasi vendi ka ende mënyra për të ecur përpara, para se sa të shohim një ndikim më të madh nga vetë vaksinat anti-Covid.

“Ne do të arrijmë edhe në atë moment. Ajo që është e rëndësishme dhe nuk duhet harruar, është se ne kemi një nivel të lartë të mbulimit me vaksinat anti-Covid, dhe do të ketë një farë niveli të ndryshueshmërisë së situatës në pjesë të ndryshme të vendit”-theksoi Braunshtein.

Eksperti gjithashtu theksoi se disa shtete po përjetojnë rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Por disa prej tyre si Miçigani dhe Pensilvania po tregojnë rritje, duke ndikuar kësisoj edhe tek të dhënat e përgjithshme kombëtare.

Ai theksoi se pas këtyre rasteve të reja ekzistojnë një numër faktorësh, duke përfshirë variantet e reja që janë më të transmetueshme. Kështu, sipas të dhënave zyrtare të CDC-së, gati 60 për qind e rasteve të reja me Covid-19 në Miçigan i përkasin variantit B 117 që u zbulua në fillim në Mbretërinë e Bashkuar.

Deri më tani, studimet kanë treguar se vaksinat e ARN-së, janë efektive kundër të gjitha varianteve të njohura, përfshirë B117. Braunshtein vuri në dukje se të dhënat më të fundit kanë treguar një rënie të vogël të rasteve, me mesataren 7-ditore që ka rënë nën 54.000 të shtunën.

“Ne nuk kemi një rënie të madhe, në krahasim me rritjen e numrit të të vaksinuarve, por ajo është sërish shumë më poshtë se sa mesatarja prej 60.000 rastesh në ditë, që kemi pasur disa javë më parë”- thotë ai.

Edhe pse SHBA ka autorizuar vaksinimin e cilitdo që dëshiron mbi moshën 16 vjeç, Braunshtein vuri në dukje se janë ende dhjetëra miliona amerikanë që nuk e kanë marrë dozën e tyre, dhe se prirja do të ndryshojë teksa më shumë njerëz do të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Deri të hënën,më shumë se 140 milion njerëz, apo afro 42.5 për qind e popullsisë amerikane, kishte marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa më shumë se 95 milion njerëz, apo afërsisht 29 për qind e popullsisë totale, janë vaksinuar plotësisht.

“Në Izrael, rastet nisën që të binin ndjeshëm kur ishte vaksinuar plotësisht mbi 45 për qind e popullsisë”- thekson Braunstein. Doktori thekson se pacientët që nuk janë regjistruar për tu vaksinuar, duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që rastet e reja të bien akoma më shumë, dhe që amerikanët të jenë më të mbrojtur nga variantet e reja të koronavirusit.

Ai rekomandoi që edhe ata që ende janë në pritje për të marrë vaksinën e tyre t’i përmbahen udhëzimeve shëndetësore duke ruajtur distancën sociale, duke shmangur turmat e mëdha në ambiente të mbyllua dhe të mbajnë maska.

“Ndërsa mund të jetë tunduese të thuash:Edhe pse nuk jam vaksinuar, mund të përfitoj në të njëjtën mënyrë si të tjerët që janë vaksinuar, kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk mund t’i ndryshojmë dot gjërat derisa të vaksinohen të gjithë plotësisht”- theksoi ai.

Burimi i lajmit: https://abcnews.go.com/Health/covid-19-cases-sharp-drop-spike-vaccinations/story?id=77323148

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19rasterritjevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë
Bota

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

09:51 | 25/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë
Bota

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Bota

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

19:35 | 24/12/2025
Next Post
Pse Stalini u përpoq ta ndalonte fenë në Bashkimin Sovjetik?

Pse Stalini u përpoq ta ndalonte fenë në Bashkimin Sovjetik?

Atentati në Bulqizë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Krim brenda familjes, vëllai vr*t me thikë vëllanë në Dibër

Presidenti Biden prezanton prioritetet e administratës në fjalimin në Kongres

Presidenti Biden prezanton prioritetet e administratës në fjalimin në Kongres







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë
Bota

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

by mirseda
09:51 | 25/12/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua kombit me një mesazh në prag të Krishtlindjeve, duke theksuar...

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

08:28 | 25/12/2025
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

23:11 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com