Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta.
Kreu i Shtetit deklaroi se nëse Kim do të kishte reaguar për ngjarjen e Kavajës, do të ishte parandaluar vrasja në Elbasan.
Ndërkohë, ambasadorja u shpreh se kërcënimet me sfurqe për në 25 prill janë të papranueshme dhe meritojnë dënim.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisim dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimet e tyre. Ndal”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
It is unacceptable for anyone to threaten that citizens will take up “pitchforks” on April 25 or if they don’t like the result of elections. These threats deserve condemnation. Those who incite violence will be held responsible for the results of their words and actions. Stop.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 23, 2021