Do i çojë në Prokurori patronazhistët? Ja si përgjigjet Basha

Publikimi i të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve në Tiranë, shkaktoi një reagim të madh në opinioin publik, por solli dhe përplasje në politikë.

Por, çfarë do të ndodhë me patronazhistët pas 25 prillit në fiton Partia Demokratike?

I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, kryedemokrati Lulzim Basha se ata do të dërgohen në prokurori, ashtu siç e parashikon ligji.

Pjesë nga biseda

Arian Çani: Do t’i çosh në Prokurori patronazhistët?

Lulzim Basha: Nuk i çoj unë, por i çon ligji, ligji duhet te zbatohet dhe për t’i zbatuar drejtësia, duhet ndryshimi ndaj duhet votuar nr. 9 të dielën.

Arian Çani: Po nëse ai merr mandatin e tretë?

Lulzim Basha: Më 25 Prill shqiptarët do dalin masivisht në zgjedhje, do të votojnë për ndryshimin dhe për nr. 9 dhe Rama do të iki në shtëpi.