E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Rama: Meta është i dehur, ka dalë nga binarët

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një njeri të dalë nga binarët Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit akuzoi ambasadoren Yuri Kim se po mbron kreun e Qeverisë.

I ftuar në “Open”, Rama u pyet për përplasjen e flaktë mes Metës dhe Kim, dhe shtoi se ky është një muhabet zhelesh.

Sipas Ramës, të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi për gjithë Shqipërinë, që është një vend kandidat për tu futur në BE.

Edi Rama: ”Unë komentin që bëj e bëj duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojnë. Më 25 prill përveç të tjerëve duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një presidentin zhele. Është e pakonceptueshme për një vend si Shqipëria, anëtar i NATO-së pret stërvitjen më të madhe të organizuar nga NATO në këtë pjesë të botës. Është vend për BE dhe ka marr dritën jeshile për çeljen e negociatave. Të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë, problemi është çfarë Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen, një Shqipëri që të kthehet në duart e Metës dhe Berishës dhe të futet në një kurs përplasjesh me botën, apo një Shqipëri që të çlirohet nga Meta dhe Berisha dhe ti japi opozitës një arsye të reflektojë rreth vetvetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh. Kjo është zgjedhja.

Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi për gjithë ne, sepse Shqipëria është pa president sot, është hedhur nga dritarja dhe ndodhet mes nesh si një agjitator i dhunës dhe ekstremeve që janë të paimagjinueshme dhe të arrihet të flasë si një kalama, si një kastravec, ti thuash ambasadores boll mbrojtje Edi Ramën është një muhabet zhelesh. Është 25 prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyre duan të përfaqësohen në botë, me çfarë karakteresh duan të përfaqësohen dhe si do jetë ky vend për shumë vite që vjen.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....