Analisti Andi Bushati ka shënjestruar kryeminisrin Edi Rama për krimin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.
I ftuar në “Open”, Bushati tha se vota në ditët e sotme mbrohet me armë, dhe shtoi se krimin e rëndë sot e ka bërë vetë kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, Rama e la të lirë Xhuvanin edhe pas denoncimeve të 14 marsit nga PD, pas sherrit në Ditën e Verës në Elbasan.
Andi Bushati: ”Pjerin Xhuvanin e ka vrarë Edi Rama sepse ai do ishte në burg pasi u paralajmërua në 14 mars nëse do kishim SPAK dhe polici dhe jo bythëlëpirësa ai do ishte proceduar dhe do ishte në qeli. Po Rilindja i lë të lirë këta se i do mish për top për të mbledhur karta identiteti për të blerë vota. Vota duhet të mbrohet, ne mund të bëjmë zgjedhje shumë të qeta, model. Por kur njëra palë i vjedh dhe tjetra rri urtë atëherë nuk shkon. Por edhe me armë mbrohet vota patjetër. Nëse atje s’do kishte njerëz që vjedhin vota me mbrojtjen e policisë, s’do kishte asnjë krim në qytet.”