Kryemadhi: Rama është i humbur, do tentojë të prishë procesin zgjedhor

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama po bën çdo gjë për të prishur procesin zgjedhor.

E ftuar në emisionin ”Çim Peka Live”, Kryemadhi u shpreh se një mënyrë që mund të përdorë Rama është ajo që komisionerët te fusin disa fletë për kandidatë të ndryshëm në mënyrë që kutia të dalë e pavlefshme.

Po ashtu, një mënyrë tjetër sipas Kryemadhit, është ajo e provokimit dhe krijimit të incidenteve.

Monika Kryemadhi: ”Tashmë Edi Rama në opinionin publik është i humbur dhe do të tentojë të prishë procesin zgjedhore. Dhe kush është prishja e procesit zgjedhor? Për të përdorur komisionerët, qoftë dhe naivitetin e komisionerëve. Fusim 10 flet për kandidatin e PS, 10 për PD, 10 për LSI dhe jemi në rregull, gjasme u bëjmë qejfin kandidatëve. Por kur të numërohen nëse do të dalin shenjat e gishtërinjve më pak se fletë votimi në kuti, kutia e votimit del e pavlefshme.

Nëse kjo bëhet në të paktën 1/3 e kutive të votimit në Shqipëri, Edi Rama do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve. Prandaj të gjithë komisionerët e opozitës, ne po i njoftojmë të gjithë komisionerët tanë, u kemi bërë një udhëzues, ua kemi bërë shumë të qartë, të jenë të kujdesshëm sepse në raste të tilla komisionerët dënohen me 15 vite burg.

Rama ka strategji dhe provokuar çdo lloj incidenti dhe për te ceduar dhe prishur procesin zgjedhor. Këtë strategji e ka pasur që më fletën e votimit. Rama nuk e ka problem koston, për imazhin e qeverisë së tij, sepse po ta kishte problem këtë, do të kishte ndërtuar shtëpitë e shembura të tërmetit të 26 nëntorit.”