Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dronë, kamera termike: Ja mjetet që përdor Evropa kundër emigrantëve

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dronë, kamera termike: Ja mjetet që përdor Evropa kundër emigrantëve

”Il Post”

Mbyllja progresive dhe militarizimi i kufijve të Evropës Lindore, që nisi që në vitin 2015, kur për shkak të fluksit të rreth 1 milion azilkërkuesve përmes të ashtuquajturës “Rruga Ballkanike”, u bë e mundur falë një vendosje më të madhe të forcave në kufi, si dhe përdorimit të teknologjisë më të fundit për t’i gjurmuar ata.

Sidomos gjatë 2 viteve të fundit, disa investigime gazetareske dhe raporte të OJQ-ve, kanë treguar se si shtetet e Bashkimit Evropian, janë pajisur me teknologji që zakonisht përdoren në fushën ushtarake për të kryer operacione që nuk janë ushtarake, sikurse është edhe menaxhimi i azilkërkuesve që mbërrijnë në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Disponueshmëria më e madhe e forcave dhe teknologjive, përveç dritës jeshile nga qeveritë kombëtare, ka legjitimuar në fakt përdorimin nga rojet e kufirit të çdo mjeti që kanë në dispozicion për t’i penguar azilkërkuesit që të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. Madje edhe mjete të paligjshme, të tilla si përdorimi i forcës, dhe të ashtuquajturat sprapsje masive.

Osmani, një refugjat sirian që jeton aktualisht në Serbi, deklaroi kohët e fundit për britaniken “The Guardian” se kur mbërriti në Evropë nëpërmjet “Rrugës ballkanike” në vitin 2014, rojet kufitare “nuk kishin asnjë lloj teknologjie në dispozicion, ndërsa sot ata kanë dronë, kamera termike, dhe shumë gjëra të tjera”.

Kur Osmani u përpoq të hynte në Hungari nga kufiri serb disa muaj më parë, rojet kufitare hungareze që e kapën, i mburreshin se sa mirë kishin funksionuar pajisjet teknologjike që kishin në dispozicion “përfshirë një dron të madh me një video-kamera”.

“Ne mund t’ju shohim kudo që ndodheni”- i thanë ata. Shumë dëshmi të ngjashme me Osmanin, gjenden në një raport të fundit mbi dhunën e rojeve kufitare evropiane në Ballkan, të përpiluara nga Rrjeti i Monitorimit të Dhunës Kufitare.

Hungaria, një vend i udhëhequr nga një qeveri gjysmë-autoritare dhe armiqësore ndaj emigracionit, nuk është i vetmi anëtar i Bashkimit Evropian që është pajisur me teknologji të ngjashme. Kroacia ka blerë kamera termike me rreze infra të kuqe, dhe teknologji që detektojnë rrahjet e zemrës, të cilat i përdor kryesisht në kufirin e saj, dhe disa dronë që kushtojnë 2.3 milion euro, të aftë për të zbuluar një person disa kilometra larg, madje edhe gjatë natës.

Dronë të ngjashëm, përdoren shpesh nga ushtria izraelite para ose gjatë përleshjeve të armatosura me milicët dhe aktivistët palestinezë. Për më shumë se 2 vjet, rojet kufitare kroate kanë qenë sistematikisht përgjegjës për dhunën, torturat dhe vjedhjet ndaj azilkërkuesve që përpiqen të hyjnë në territorin kroat, diçka që është pranuar zyrtarisht edhe nga presidenti i vendit.

Edhe Rumania ka pajisje të ngjashme. Përveç kësaj, sipas “The Guardian”, ajo ka blerë për rreth 13 milionë euro 24 automjete për rojet kufitare,të cilat kanë ndriçim të përshtatshëm për t`u përdorur gjatë natës. Në Hungari, shpenzimet publike për menaxhimin e flukseve të emigrantëve të paligjshëm nuk bëhen publike për shkak të një ligji të veçantë të qeverisë së Viktor Orban.

Por nuk ka dyshime se edhe ato janë në nivelin e vendeve të tjera. Militarizimi i kufirit evropian ka ndodhur edhe në det. Disa muaj më parë, portali “Bellingcat” llogariti se në vitin 2020 agjencia e rojeve kufitare të BE-së, Frontex, kishte përdorur qindra agjentë dhe 22 anije ushtarake, helikopterë dhe avionë për të patrulluar zonën midis Turqisë dhe ishujve kryesorë grekë.

Dyshimi i ekspertëve të ndryshëm të emigracionit, është se shtetet më të angazhuara në menaxhimin e kufijve evropianë, kanë përdorur fondet e BE-së për t’u pajisur me këto pajisje teknologjike. Qasja tek shpenzimet e secilit vend është mjaft komplekse.

“The Guardian” ka arritur të zbulojë se fondet evropiane janë përdorur për blerjen e kamerave termike nga ana e Kroacisë. Por fakti është se për vite me radhë zëri i buxhetit për kontrollin e kufijve dhe menaxhimin e flukseve emigratore vazhdon të rritet në mënyrë dramatike.

Në buxhetin shumëvjeçar midis viteve 2007-2013, u llokua një fond total prej 2.4 miliardë euro. Ndërsa në buxhetin tjetër shumëvjeçar 2014-2020, shpenzimet u rritën veçanërisht gjatë menaxhimit të parë të flukseve në“Rrugën Ballkanike” midis 2015 dhe 2016.

Përcaktimi i një shifre përfundimtare nuk është i lehtë. Por sipas një studimi të porositur në vitin 2018 nga Parlamenti Evropian, ajo mund të jetë rreth 12 miliardë euro. Dhe në buxhetin e viteve 2021-2027qësapo është miratuar, fondet mbi “emigrimin dhe kontrolli i kufirit”janë dyfishuar duke arritur në thuajse 23 miliardë euro.

Gjatë viteve të ardhshme, Frontex do të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Deri në vitin 2027, ai do të zgjerohet nga 1.500 deri në 10 mijë punonjës, nga të cilët 7.000 të dërguar nga forcat e policive kombëtare. Dhe gjatë periudhës 2021-2027, do të ketë një buxhet më të madh sesa shumica e agjencive të Bashkimit Evropian, rreth 5.6 miliardë euro.

Militarizimi i kufijve erdhi pas shumë vitesh presion nga lobet e sigurisë dhe industrisë së armëve mbi institucionet evropiane. Midis viteve 2017 dhe 2019, Frontex zhvilloi 138 takime me palë private, nga të cilat 108 me kompani private dhe vetëm një me një OJQ. Ndër kompanitë, më të dëgjuara ishin 2 gjigantët e sektorit të mbrojtjes “Airbus” dhe “Leonardo”.

Për shkak të militarizimit të kufijve lindorë dhe mungesës së mënyrave ligjore për të hyrë në Bashkimin Evropian, hyrjet në rrugë tokësore kanë rënë në mënyrë drastike, dhe në 3 muajt e parë të këtij viti ishin pak më pak se sa 1.000.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/04/05/tecnologia-migranti/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: droneemigranteevropekamera termike

TË LIDHURA

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

23:00 | 04/06/2025
Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi
Bota

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë
Bota

Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

21:47 | 04/06/2025
Next Post
U infektua pasi mori vaksinën, flet për herë të parë mjeku Pëllumb Pipero

Pipero: Nëse një vaksinë jep efikasitet mbi 60%, konsiderohet shumë e mirë

Rama: Mësuesit dhe infermierët ta mbrojnë vendin e punës se… (Video)

Rama: Mësuesit dhe infermierët ta mbrojnë vendin e punës se... (Video)

Teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ letër 8 partive politike (Foto)

Zgjedhjet/ Celibashi: Fleta e votimit do ketë edhe element sigurie të padukshëm

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com