Kryeminsitri Edi Rama, teksa ka inspektuar kantieret e Rilindjes Urbane në Mallakastër, tregoi një histori personale se si e nisi angazhimin e tij në politikë dhe në PS.
I shoqëruar nga kryetari i Kuvendit dhe drejtues politik i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi, Rama është njohur nga kryebashkiaku, Qerim Ismailaj me projektin për këtë qytet.
Rama është ndalur te një godinë të vjetër, e cila sipas tij është ndërtesa e historisë së tij politike.
Edi Rama: ”Gramoz, kjo është godina e historisë sime politike. Këtu ka qenë tentativa ime e parë për të hyrë në ato konferencat për të zgjedhur kryetarin e ri. Më lanë tek dera dhe më thanë; do mblidhemi për të marrë një vendim. Doli Sokrati, më dha letrën dhe më tha; Nuk pranohesh që të hysh në sallë. Pas disa tentativash, ndërhyri shoku Gramoz.”