Kush i shpiku provimet?

Për shumë nga njerëzit që ishin me shumë fat që arritën të merrnin diplomën e shkollës, fjala “test”apo“provim” mund t’i sjellë disa kujtime të këqija. Kërcënimi gjithnjë i pranishëm i një provimi, detyronte shumë prej nesh që të përgatisnin kopjet pikërisht gjatë kohës kur një aktivitet i tillë ishte gjëja e fundit që donim të bënim.

Por shumë prej nesh që kanë qenë pjesë e provimeve në shkollë, mund të befasohen kur të zbulojnë se shkolla nuk ka pasur gjithmonë provime të tilla. Për të gjetur rrënjën e ‘armikut’ më të madh të nxënësve që nuk shkëlqenin në mësime, duhet të kthehemi shumë vite pas në historinë e Kinës, për të parë mënyrën se si strukturat qeveritare të dy dinastive ndryshuan rrënjësisht shkollat.

Dinastia Han

Dy dinastitë kryesore kineze që kontribuan në zhvillimin dhe standardizimin e provimeve siç i njohim sot ishin dinastia Han dhe dinastia Sui. Perandori Zhang i dinastisë Han, e prezantoi fillimisht konceptin e një testi intelektual të standardizuar. Ndërsa perandorin Uen i dinastisë Sui e zhvilloi konceptin në diçka që i ngjan përafërsisht testit modern të standardizuar.

Perandori Zhang i dinastisë Han ishte pioneri i parë i këtij sistemi. Megjithëse nuk kryheshin në shkallën me të cilën jemi mësuar në kohët moderne, perandori krijoi një test standart që vinte në provë ata që dëshironin të aplikonin për një vend pune si klerik në qeveri. Në këtë provë, aftësia e tyre për të kujtuar 9 mijë germat dhe simbolet e gjuhës kineze shqyrtohej më shumë kujdes.

Ata që e kalonin këtë provë nuk e kishin të garantuar një vend pune në administratën publike. Pasi gjatë kësaj periudhe, një rekomandim nga një anëtar i qeverisë, ishte më me vlerë sesa aftësia e një personi. Por thuhet se për të marrë vendimin përfundimtar kush duhet t’i zinte këto vende të lakmuara dhe të kufizuara brenda radhëve të sipërme të burokracisë së vendit, përdorej një kombinim i dy faktorëve.

Dinastia Sui

Procesi i provimit u bë shumë më i rëndësishëm nën perandorin Uen të dinastisë Sui. Gjatë mbretërimit të tij, ai u përpoq që të forconte nivelin e nëpunësve të qeverisë së tij, për shkak të mungesës së nëpunësve civilë të emëruar përmes nepotizmit. Për të siguruar që postet ti zinin vetëm kandidatët me aftësitë më të mira,perandori miratoi një provim të standardizuar që duhej të kalohej nga të gjithë ata që dëshironin t’i bashkoheshin shërbimit civil të vendit.

Lexo edhe :   Përplasja e SHBA me Kinën dhe Rusinë: A po bëhet realitet profecia e Oruellit?

Ata që dëshironin të merrnin provimin ndaheshin në dy grupe, ku secili grup i nënshtrohej një provimi të ndryshëm, dhe pritej të merrte një rol tjetër brenda qeverisë.“Klasicistët”testoheshin vetëm mbi mësimet e Konfucit,të cilat pritej t’i kuptonin në mënyrë të përsosur për shkak të rëndësisë së tyre brenda qeverisë.

Ata që kalonin këto provime,përfundonin në rangjet e ulëta të qeverisë. “Talentet e kultivuara” i nënshtroheshin një provimi më të vështirë i cili ndërthurte mësimet e Konfucit me aftësitë dhe njohuritë se si të drejtohej një shtet, një test dukshëm më i vështirë krahasuar me atë të mëparshmin.

Ata më me fat që e kalonin këtë provim, mund të priteshin që të mbërrinin në disa nga pozicionet më të larta brenda qeverisë kineze të kohës. Kjo mënyrë e testimit të kandidatëve mbi postet qeveritare i rezistoi kohës. Megjithëse disa aspekte të tij u përshtatën me kalimin e kohës, sistemi u hoq plotësisht vetëm rreth 1500 vjet më vonë.

Fluksi i njohurive

Ashtu si me shumë ide që erdhën nga Kina, testimi i standardizuar u soll në Evropë nga prifti jezuit italian Mateo Riçi. Gjatë një ekspedite në Kinë në shekullin XVI-të, prifti vuri re dhe vlerësoi sistemin e provimeve kineze, për shkak të natyrës së tij meritokratike.

Riçi u impresionua aq shumë nga ai sistem, saqë vendosi ta promovojë atë në Evropë, posaçërisht në Romë, ku udhëheqësit e rendit jezuit vendosën që ta fusnin atë brenda sistemit të tyre. Ky ishte një ndryshim drastik, dhe shumë studiues i referohen atij momenti si origjina e testimeve të standardizuara publike brenda Evropës.

Nga urdhri jezuit, kjo ide do të vazhdonte të përhapej në të gjithë kontinentin, duke u zbatuar ngadalë nga vende të ndryshme që e njohën potencialin e tij të madh. Ideja evoluoi përtej qëllimit fillestar të nxjerrjes në pah të kandidatëve të mirë për postet publike, duke arritur në pikën e njohur, atë të provimit modern të standardizuar.

Shumë studiuesit sot e kritikojnë me të drejtë këtë sistem, se promovon vetëm memorizimin e informacionit sesa të menduarit kritik. Duke parë historinë e kësaj ideje dhe rrënjët e saj, nuk është e vështirë të kuptohet pse shumë mendojnë se testimi është një metodë tanimë e vjetruar.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/who-created-tests-fbf436c092d5

Përshtatur nga TIRANA TODAY