Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.
Partia Socialiste kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte Partia Demokratike. Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale.
“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.
Ndërkohë, KAS ka vendosur edhe ndryshimin e logos së Bindjes Demokratike pasi ngjante me atë të PD.